• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Frrok Çupi dhe Petro Koçi: Hetimi penal ndaj Berishës i pashmangshëm! Ish-kreu i PD është kartë e djegur për amerikanët

20/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Frrok Çupi dhe Petro Koçi: Hetimi penal ndaj Berishës i pashmangshëm! Ish-kreu i PD është kartë e djegur për amerikanët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Frrok Çupi dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi kanë paralajmëruar fundin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është shpallur “non grata” nga amerikanët dhe ndërkohë ka nisur një lëvizje kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

Por për analistin Çupi kjo strategji e ndjekur nga ish-kryeministri Berisha është e gabuar, pasi sido që të jetë rezultati, hetimi ndaj ish-liderit demokrat është i pashmangshëm. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Çupi akuzoi ish-kryeministrin se është një politikan i korruptuar, njollë kjo që ia kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa theksoi se nisur nga këto, sipas tij, Berisha mund të jetë subjekt i SPAK.

“Sali Berisha është më i akuzuari i botës për korrupsion. Sot që flasim Berisha është zyrtari më i lartë që Amerika i ka thënë gjithë botës se është shpallur “non-grata”. Nga kjo pikëpamje akuzat e Departamentit Amerikan të Shtetit në adresë të Berishës si minues i demokracisë dhe i përfshirë në korrupsion, për mendimin tim e bëjnë të pandehur. Kështu që nuk ka asnjë rrugë tjetër veç prokurorisë për Berishën”, deklaroi analisti Frrok Çupi gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

Koçi: Berisha, është kartë e djegur për amerikanët

Por në të njëjtën linjë me analistin Frrok Çupi, është rreshtuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi. Gjatë një reagimi për mediat, deputeti Koçi zbuloi se amerikanët dhe më konkretisht CIA ia ka hequr vizën ish-kryeministrit Sali Berisha qysh para 20 vitesh dhe se sipas tij, vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur ish-liderin demokrat “non grata” është në vazhdën e politikave të ndjekura nga Shërbimi i Inteligjencës Amerikane.

“Sali Berisha ka qenë kartë e djegur për amerikanët që në vitet 2000. Me CIA Berisha i kishte kartat e djegura me kohë, por Departamenti kishte tjetër linjë andaj edhe shpallja e tij “non grata” u bë tani. Madje, edhe SHISH i drejtuar nga Fatos Klosi kishte dijeni që Sali Berisha për CIA-n ishte kartë e djegur. Unë kam qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe ajo që konceptonim ishte fakti që me CIA-n, Sali Berisha i kishte kartat e djegura.

Por Departamenti i Shtetit ndikohet nga politikat dhe ka një filozofi tjetër. Ndërsa CIA vendos nëpërmjet fakteve konkrete në terren që mesa duket ndaj Berishës i kanë pasur që në atë kohë. DASH e mori vendimin për Berishën, 20 vjet pasi CIA ia kishte djegur kartat. Unë kam qenë në Uashington nga vitet 2005-2006 dhe në atë kohë Berisha ishte në pushtet, por CIA e konsideronte si kartë e djegur. Pra, DASH e mori vendimin pas 20 vitesh, edhe për faktin se Berisha ishte kërcënim për vendin dhe rajonin”, deklaroi ai.

Ndërkohë pak ditë më parë deputeti Koçi e konsideroi jo dinjitoze për Berishën faktin që arriti deri aty sa u përjashtua nga Lulzim Basha. “Basha, po të ishte lider nuk do e merrte këtë vendim pas presionit të gjatë dhe intensiv të SHBA, por ta ndërmerrte sapo Berisha u shpall “non grata”. Edhe Berisha do duhej të largohej vetë nga politika. Të përjashtohesh nga Basha është jo dinjitoze për të”, nënvizoi Koçi. /Rigels Seliman

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In