• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Frikë për jetën e aktorit Bruno Shllaku, shtrohet me urgjencë në spital pas hemorragjisë cerebrale

18/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Frikë për jetën e aktorit Bruno Shllaku, shtrohet me urgjencë në spital pas hemorragjisë cerebrale
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Frikë e madhe ka përshkuar familjen e aktorit të mirënjohur Bruno Shllaku mbrëmjen e sotme. Shllaku është shtruar këtë pasdite në QSUT, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore nuk është e rënduar, por ndodhet i shtruar në Reanimacion për tu mbajtur në kontroll.

Me dhjetra role në skënën e teatrit dhe kinematografisë, Bruno Shllaku suksesin e fundit e pati në filmin ” I love Tropoja”.

Profil – Bruno Shllaku

Fillimet e tij artistike do të gjemë që në moshë të vogël, kur ai ishte vetëm 11 vjeç, me trupën e Teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit në të cilën punonte si regjisor babai i tij, Artisti i Popullit Laec Shllaku, në dramën ruse “Trumbetjerja”. Në vitin 1982 për vlerat e tij artistike do të emërohet si aktor pranë Teatrit profesionist “Migjeni” të qytetit të Shkodrës.

Roli i tij i parë do të jetë ai në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku. Më tej do të vazhdonin role të tjera si në dramat “Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj. Në vitin 1992 do të largohet nga atdheu së bashku me bashkëshorten e tij, artisten tjetër të mirënjohur të Teatrit “Migjeni”, Paskualina Shllaku (Gruda) për në Greqi ku do të formojë një Teatër për fëmijë në gjuhën greke.

Rikthehet në Shqipëri në vitin 2004 dhe rifillon punën në Teatrin “Migjeni” si aktor dhe regjisor. Me pjesën “Mirandolina” të Goldonit do të marrë pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2005” të zhvilluar në qytetin e Fierit në vitin 2005. Të shumta janë dhe rolet që Bruno Shllaku ka interpretuar në kinematografi. Interpretimi i tij mjeshtëror në filmin “Busulla” me regji të Bujar Alimanit do të bëj që ky film të marrë shumë çmime në disa Festivale Ndërkombëtarë. Interpretimi i tij më i fundit do të jetë në rolin e Rrokut në filmin “Gjallë” në vitin 2009.

Share234Tweet146


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In