• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Frika nga SPAK: Pas Berishës edhe dhëndri Malltezi në mbrojte të Bashës për kontrollin e PD-së

15/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Frika nga SPAK: Pas Berishës edhe dhëndri Malltezi në mbrojte të Bashës për kontrollin e PD-së
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Në një kohë kur SPAK po avancon me hetimin e aferave madhore të Jambarit, Argitës dhe Shkëlzenit, Familja Berisha po intensifikon qëndrimet në mbrojte të Lulzim Bashës, pas humbjes së radhës, për të vijuar kontrollin mbi Partinë Demokratike, të cilën është gati ta përdorë si mburojën e fundit përballë veprimit të mundshëm të drejtësisë.

Pas Sali Berishës, i cili është pozicionuar qartësisht kundër dorëheqjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, në mbrojtje të Lulzim Bashës, është rreshtuar sot edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili çuditërisht pas humbjes në 2017, shpërtheu në kritika ndaj Bashës.

Në reagimin e parë për disfatën e gjashtë radhazi të Partisë Demokratike nën drejtimin e Bashës, Jamarbër Malltezi, që në krye mbështet alibinë e Berishës, për vijimin e Bashës në krye të PD-së, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve është diktuar nga krimi dhe korrupsioni.

“Qysh të nesërmen e 25 Prillit u pa qartë roli i rëndë që krimi dhe korrupsioni kish luajtur në këto zgjedhje. Keqardhje për pritshmëritë dhe lodhjen e shume kolegëve që besuan tek përmirësimi i vendit përmes ideve dhe punës së ndershme dhe trishtuese për vendin dhe fatet e shumë shqiptareve që mjerimi e frika i ka kapur për fyti dhe nuk janë të lirë të zgjedhin sipas dëshirës, por nën presion, frikë për jetën për vendin e punës apo për kafshatën e përditshme”, shkuan Malltezi.

Mesazhi është i qartë: E gjitha Familja Berisha është pozicionuar në unison të plotë në mbrojtjen të Bashës, si mjet për kontrollin e partisë, duke injoruar zërat gjithnjë e në rritje që kërkojnë largimin e Bashës si një projekt i dështuar, humbës sistematik dhe pengmarrës i PD-së. Ndryshe nga katër vite më parë, Familja deri më sot nuk sheh asnjë përgjegjësi të lidershpit të PD-së për humbjen, por shkaqet e humbjes i sheh tek SPAK, SHBA dhe kundërshtari politik.

Ndërkaq, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2017, Jamarbër Malltezi ishe një ndër 19 firmëtarët, të cilët kërkonin dorëheqjen dhe largimin e Lulzim Bashës si përgjegjësi kryesor për humbjen. Në deklaratën firmosur në Malltezi, në qershor të 2017, ndër të tjera thuhej se “Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçarët e FRPD”.

Po çfarë ka ndodhur që Jamarbër Malltezi të ndryshojë qëndrim, ku për humbjen e 2017 akuzonte Bashën, ndërsa për humbjen e 2021 akuzon krimin?! Përgjigja duket se qëndron tek hetimet e SPAK për aferën me pronën shtetërore ish Klubi Partizani, me protagonist Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën. Disa ditë më parë, kreu i SPAK, Arben Kraja konfirmoi hetimet për skandalin më flagrant në historinë e pluralizmit shqiptar dhe që ka shënjuar pushtetin korruptiv të Sali Berishës.

Historia është nxjerrë në dritë përmes një investigimi të Report Tv. Jamarbër Malltezi, nga trashëgimtar i 27 m2 tokë, sot është bërë pronar nga 35-50 % i 20 kullave. Ka investuar dhjetëra milionë euro, në një kohë kur në vitin 2006 kishte vetëm 40 mijë euro. Nga ana tjetër, vetë procesi i privatizimit është një skandal po aq i rëndë. Në këto rrethana, Familja Berisha duket se nuk e ka luksin si në vitin 2017 për të kritikuar Bashën, por po nxiton për ta mbajtur fort, si dorë të sigurt mbi Partinë Demokratike, tek e cila Familja duket se shpreson sa do të shpëtojë nga përballja me drejtësinë. (Shqiptarja.com)

Share206Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In