• Latest
  • Trending
  • All
FOTOT/ “Kuaj, lopë, dhi në rrugë: Panoramë e jashtëzakonshme dhe pleq që dinë anglisht! Rrëfimi i profesores gjermane, për pushimet në Shqipëri

FOTOT/ “Kuaj, lopë, dhi në rrugë: Panoramë e jashtëzakonshme dhe pleq që dinë anglisht! Rrëfimi i profesores gjermane, për pushimet në Shqipëri

03/09/2022
Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur

23/11/2023
Brad Pitt/ Postimi i fshirë i djalit për ditën e babait: Gëzuar ditëlindjen për ty njeri i tmerrshëm, njeri i klasit botëror…

Brad Pitt/ Postimi i fshirë i djalit për ditën e babait: Gëzuar ditëlindjen për ty njeri i tmerrshëm, njeri i klasit botëror…

23/11/2023
Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë

Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë

23/11/2023
Po të kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”! Zbardhen të tjera përgjime nga Sky: Si u përfshi emri i këngëtares nga Erzen Breçani me të birin?!

Po të kaloj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës”! Zbardhen të tjera përgjime nga Sky: Si u përfshi emri i këngëtares nga Erzen Breçani me të birin?!

23/11/2023
Biseda e pabotuar mes Kadri Roshit e Luftar Pajës… Sot ai do thoshte: Eja më puth në prapanicë o Sali

Biseda e pabotuar mes Kadri Roshit e Luftar Pajës… Sot ai do thoshte: Eja më puth në prapanicë o Sali

23/11/2023
Sotiraq Bratko: Bukuroshet e Tiranës dhe prapaskenat me Elvira Diamantin

Sotiraq Bratko: Bukuroshet e Tiranës dhe prapaskenat me Elvira Diamantin

23/11/2023
Oligarku Renis Tërshana i kompanisë R&T miliona euro TVSH fiktive! Mashtronin subjektet importuese me blerjet me ndihmën e gjobaxhive të Redi Vasilit

Oligarku Renis Tërshana i kompanisë R&T miliona euro TVSH fiktive! Mashtronin subjektet importuese me blerjet me ndihmën e gjobaxhive të Redi Vasilit

21/11/2023
Ikona e festivaleve të viteve ’90 feston sot 69-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilën këngëtare shqiptare bëhet fjalë

Ikona e festivaleve të viteve ’90 feston sot 69-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilën këngëtare shqiptare bëhet fjalë

19/11/2023
Letra prekëse për Koço Devolen: Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptonim se kush na la

Letra prekëse për Koço Devolen: Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptonim se kush na la

18/11/2023
Ermal Hadribeaj mbron titullin kampion me flamurin kuqezi, merr përshëndetje speciale nga Mike Tyson

Ermal Hadribeaj mbron titullin kampion me flamurin kuqezi, merr përshëndetje speciale nga Mike Tyson

18/11/2023
Kjo është “Molla e Kuqe” që të gjithë flasin për të por pak e dinë saktësisht se ku është

Kjo është “Molla e Kuqe” që të gjithë flasin për të por pak e dinë saktësisht se ku është

18/11/2023
Së shpejti në Tiranë do ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh! Do jetë ndër më të bukurit në Europë

Së shpejti në Tiranë do ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh! Do jetë ndër më të bukurit në Europë

18/11/2023
  • Kontakt
Monday, December 4, 2023
  • Login
Zathur
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Zathur
No Result
View All Result
Home Kulture

FOTOT/ “Kuaj, lopë, dhi në rrugë: Panoramë e jashtëzakonshme dhe pleq që dinë anglisht! Rrëfimi i profesores gjermane, për pushimet në Shqipëri

03/09/2022
in Kulture
A A
FOTOT/ “Kuaj, lopë, dhi në rrugë: Panoramë e jashtëzakonshme dhe pleq që dinë anglisht! Rrëfimi i profesores gjermane, për pushimet në Shqipëri
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anna Klein, profesore turizmi në Mynih, së bashku me të shoqin dhe dy të bijat, i kaloi pushimet e sivjetshme verore në Shqipëri. Në intervistë për DW ajo sjell përshtypjet si pushuese dhe specialiste e fushës.

Zonja Klein, ju zgjodhët Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet me familjen tuaj. Si e morët këtë vendim?

Ne donim të shkonim në jug me kamper-in tonë, sepse vitin e kaluar ishim në veri. Këtë radhë donim ta kishim pak më ngrohtë. Vendet e tjera, si Kroacia, Sllovenia etj. i kishim vizituar, Shqipëria na u duk pak më ekzotike dhe ndryshe.

​​Ju shkuat për diell, por përfunduat edhe në një stuhi të rrezikshme.

Po, patëm një “aventurë” në Kanionin e Langaricës, në Përmet, teksa po e përshkonim më këmbë. Ishte një rrugë që nuk kishte asnjë pikë uji. Sapo kishim mbërritur nga fundi, pamë që moti nisi të ndryshonte. U kthyem menjëherë me shpejtësi, gati me vrap. Ndërsa për të shkuar na ishin dashur 4 orë, kthimin e bëmë gati për një orë. Vetëm për një fije shpëtuam. Stuhia ishte e frikshme, me bubullima dhe vetëtima, qielli u nxi, nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Vajza e vogël, e cila është gjashtë vjeçe u tremb shumë. Megjithatë, e gjithë përvoja në Shqipëri ishte shumë e bukur.

Si specialiste e fushës, cilat janë sipas jush përparësitë e turizmit në Shqipëri?

Natyra dhe pamja që të shpaloset nëpër udhëtime. Kombinimi mal, det, liqene. Do të veçoja udhëtimin me traget në Liqenin e Komanit, Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, me një panoramë mahnitëse. Rrugët janë më të mira se ç’i kisha pritur. Në veri të Shqipërisë, nëpër male kishte edhe vende ku rruga përfundonte, dhe pastaj ngushtohej shumë dhe bëhej e rrezikshme. Së dyti janë njerëzit, dhe ajo që më ka befasuar më shumë është se edhe në zonat më të thella gjen edhe më të moshuar që flasin anglisht. Për dy vajzat tona ishin edhe kafshët interesante. Vajzat tona numëruan gjithsej mbi 150 qenë. Në Shkodër ishte për ta një përjetim i bukur, sepse befas na dilnin në rrugë kuaj, lopë, dhi. Për fëmijët kjo është diçka e veçantë. Së treti, janë dhe trashëgimitë kulturore, por aty kërkon pak më shumë menaxhim.

Çfarë do të ndryshonit ju po ta kishit në dorë menaxhimin e turizmit në Shqipëri?

Unë do të insistoja që krahas rrugëve automobilistike të kishte edhe rrugë për këmbësorë. Dhe sa u përket kampingjeve, do të përmirësoja infrastrukturën e tyre: Për shembull, vendi për larjen e pjatave duhet të jetë i ndryshëm nga ai i dhëmbëve. Në shumë kampingje, jo ato në breg të detit, por më në thellësi, kishte vetëm një banjë dhe asgjë tjetër. Për ne që vijmë me automjetet tona, është me rëndësi të gjejmë edhe vende ku të hedhim ujërat e pista, rrymë elektrike dhe çezma me ujë të rrjedhshëm. Por ne këto mangësi i prisnim dhe nuk na zhgënjyen. Ajo që na befasoi pak ishin mbeturinat e hedhura me vend e pa vend, në Parqe Natyrorë, Kombëtare, në liqene, në lumenj. Dhe kam përshtypjen se kjo ka të bëjë edhe me mentalitetin.

Ju i ratë Shqipërisë kryq e tërthor dhe takuat shumë turistë. Cili është turisti që haset me shepesh ne Shqipëri?

Kam përshtypjen se turisti tipik që vjen në Shqipëri, nëpër resorte dhe hotele buzëdetit, janë vetë shqiptarët, shumica nga mërgata që vijnë të kalojnë pushimet në vendlindje, ose shqiptarë nga vendet përreth, Kosova, Maqedonia e Veriut. Turistët perëndimorë, si ne, vijnë për të zbuluar vendin dhe për pak aventurë dhe nuk shqetësohen fort për mungesën e komfortit. Shumica e tyre vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Polonia. ​​​

Qeveria shqiptare është duke i ristrukturuar zonat turistike. Cila do të ishte këshilla juaj?

E rëndësishme është që të mos përsëriten gabimet e bëra në vende të tjera, si për shembull në Kroaci, në Dubrovnik, që është vendi tipik i keqmenaxhimit turistik. Pra, nuk mjafton vetëm të promovosh dhe të bësh reklamë për turizmin, por duhet menduar qysh më parë edhe se si t’i drejtosh flukset e turistëve. Këtë tani për tani e bën vetëm infrastruktura e papërfunduar.

Shumë vende kanë mbetur të bukura, sepse nuk janë bërë ende rrugët automobilistike që të çojnë deri aty. Në Himarë kishte shumë plazhe ku nuk mund të shkoje me makinë, dhe ato kishin mbetur shumë të bukura. Por nëse shtrohet rruga automobilistike pa menaxhuar flukset e turisteve atëherë këto plazhe vetiu që do të prishen. Pra, duhen pasur parasysh kapacitetet e tyre. Dhe këto gjëra duhen planifikuar që më parë, në bashkëpunim me banorët e zonës. Sepse rreziku është, që kur është vetëm një investitor dominant, atëherë rajoni zhvillohet në një drejtim që mund të mos përkojë me interesat e banorëve të zonës.

Anna Klein është profesore turizmi, e specializuar në menaxhimin destinacioni, pranë IU, Universiteti Ndërkombëtar i Shkencave të Aplikuara, dega Mynih dhe Zëvendëspresidente e Shoqatës Gjermane për Shkencat e Turizmit (DGT).


Share217Tweet136
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare aktorja e njohur

23/11/2023
Brad Pitt/ Postimi i fshirë i djalit për ditën e babait: Gëzuar ditëlindjen për ty njeri i tmerrshëm, njeri i klasit botëror…

Brad Pitt/ Postimi i fshirë i djalit për ditën e babait: Gëzuar ditëlindjen për ty njeri i tmerrshëm, njeri i klasit botëror…

23/11/2023
Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë

Kur dalin biletat në shitje të “Euro 2024” dhe dy anët e shortit të 2 dhjetorit për Shqipërinë

23/11/2023
Zathur

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In