Edhe pse objektivi ishte vendi i parë dhe çdo klasifikim tjetër konsiderohet dështim i rëndë, duke parë grupin e lojtarëve dhe ekipit që u shortuam, krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit shfaqen entuziast pas çdo dështimi.
Kjo foto dëshmon qartë dhe nuk ka nevojë për shumë koment se ku është katandisur Kombëtarja shqiptare dhe kush e përfaqëson.
Në asnjë vend në Europë nuk bën vaki që të shohësh presidente apo anëtare komiteti te dalin e shëtisin nëpër fushë para apo pas ndeshjes.
Madje këtë gjë nuk e bëjnë as trajnerët.
Tek ne Armand Duka, i shoqëruar nga vartësit e tij si Ilir Shulku, Lutfi Nuri, dhe Arben Dervishaj, janë pamja më e turpshme që në çdo dështim të ekipit kombëtar, janë gjithënjë njerëzit më të buzëqeshur.
Më shumë se sa Reja, janë pikërisht këta persona përgjegjsit kryesorë për rënien dhe dështimet e ekipit tonë përfaqësues, për zgjedhjet që bëjnë.
Më shumë se sa për të gjetur fajin e kërkuar largimin e trajnerit, janë këta të parët që duhen larguar nga aty.