Foto e rrallë e aktorit shqiptar, Ndrekë Luca në filmin artistik, “Operacioni Zjarri”, prodhuar në vitin 1973.
Aktori Ndrekë Luca interpretimin e tij të parë si aktor profesionist e kishte në Teatrin Kombëtar në vitin 1950, në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës.
Në filmin Operacioni “Zjarri”, Luca interpreton personazhin e “Pjetër Mustakuqit”. Filmi bardhë e zi e regjisorit Muharrem Fejzo, rrëfen historinë e vërtetë të një operativi të shërbimit sekret, i cili infiltrohet në një grup që përpiqet të përmbysë regjimin komunist të Shqipërisë.