• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

FMN apel qeverisë: Kujdes me PPP! Rritja e cmimit të energjisë rrezik për ekonominë

12/10/2021
in Aktualitet, Debat, Kryesore
A A
FMN apel qeverisë: Kujdes me PPP! Rritja e cmimit të energjisë rrezik për ekonominë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun në një konferencë për mediat deklaroi se rritja e çmimeve ku preket edhe energjia elektrike, paraqet rrezikshmëri.

Zyrtarja e FMN-së tha se Shqipëria gjendet përballë disa sfidave për ekonominë e saj, ndërsa shtioi se duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore. Po ashtu Yan Sun tha se nevojiten paketa fiskale dhes se duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike.

“Rritja e çmimeve si rritja e çmimit të energjisë janë rreziqe. Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj. Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike.

Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale. Me një tjetër mandat qeveria është e mirëvendosur për të adresuar këto sfida dhe për të marrë masa.

Një plan i përshtatjes fiskal duhet formuluar tani. Themeli i këtij plani, duhet të jetë strategjia afatmesme. Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Shohim që nevoja është për investime ambicioze duhet të moderohet.

Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg.

Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid. Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë. Mbështetur në gjetjet paraprake të FMN, do të paraqesim raportin tonë të stafit dhe do ia japim bordit për të marrjen e vendimit në dhjetor.” tha ajo.

FMN kundër uljes së pragut të TVSH-së, të mbështeten shtresat e varfra

Efekti i çmimeve, tha përfaqësuesja e FMN-së, do të jetë i përkohshëm. Qeveria në politikat e saj duhet të adresojë shtresat e varfra, që kanë të ardhura të ulëta dhe janë në programe ndihme. Nuk rekomandojnë subvencionimet e gjera.

Sa i takon propozimit të PD-së për uljen e TVSH-së, ne jemi kundër ndryshimeve të sistemit të taksave, sepse komplikon të ardhurat dhe nuk transmetohet në uljen e çmimeve dhe nga kjo përfitojnë më shumë ata që nuk kanë nevojë për ndihmë.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In