Çlirim Gjata i biri i Rustam Gjatës një nga p.ersekutorët më të t.merrshëm të antikomunistve sot lufton për demokracinë në krah të v.iktimave të babait, i cili e gëzoi demokracinë në rangjet më të larta të drejtësisë shqiptare, falë udhëheqësit demokomunist Sali Berisha, që i lidhte i njëjti ideal. Çimi i Rustemit ka reaguar i shqetësuar për dh.unën në sheshin ku po zhvillohet protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe kurrë nuk ka kërkuar falje për ato që ka bërë i ati.
Gjata teksa është shprehur se përballë kemi një regjim, ka bërë me dije se gjatë protestës është d.ëmtuar me spraj në sy ish-deputeti Flamur Noka, është g.oditur Edi Paloka ndërsa një tjetër tha se ndodhet në spital te t.rauma.
“Është d.ëmtuar me spraj në sy Flamur Noka, është g.oditur Ed Paloka. Një person është te spitali i t.raumës. Këtu çështja është se kemi përballë një regjim. Kemi përballë një regjim, i cili të le 24 orë rresht duke pritur dhe do ti tani dhe pastaj dhe shembet në 4 të natës kur njerëzit janë të lodhur. Ska ndodhur ndonjëherë. Kjo është problematika sot. Ku ka ra demokracia sot. Ky është regjimi.
Opozita sdo marrë vendimet e saj politike, bashkë me qytetarët. Të gjithë qytetarët duhet të bashkohen. Sot i ra teatrit secili nga ne është i pasigurtë me ne… në radhë të parë kush e shembi teatrin Edi Rama me Veliaj, hajde ti g.odasim. Kjo është taktika më e n.dyrë që kanë bërë. Në këtë situatë duhet të g.odasim fajtorët. Dhe jo këta që protestojnë. Ta ndalojmë se jemi në kushte fare jo komode… (ndërpret intervistën për shkak të revoltës së protestuesve)”, tha Gjata.