• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fenomeni “Meta”: Ku i ka rrënjët shpërfytyrimi i vetes dhe përçudnimi i Presidencës?

01/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit: Ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte e paimagjinueshme deri dje që Edi Rama do përbënte shkakun e një shpërfytyrimi dramatik të Ilir Metës.

Eshtë ndër zhvillimet më cinike kjo në politikën e pas viteve 2000, kur Rama nisi të jetë personazh i saj. I ftuar nga Nano për të qenë pjesë e qeverisjes sociale, Rama pati shpejt një partneritet me Metën, edhe nga fakti se ky i fundit qe kryeministër në kohën kur kryebashkiakut të ri i duheshin fonde për idetë e tij befasuese në shndërrimin estetik fillimisht të Tiranës.

Më pas, u krijua miti, edhe si reaksion i fërkimeve të ashpra mes tyre, se po të jenë bashkë bëjnë punë të mëdha. Ishte bash ky mit që amortizoi goditjen që morri baza socialiste me 1 prill 2103, kur pa që lideri i tyre zëvëndësoi moralin me arithmetikën, duke iu rikthyer aleancës me Metën.

Më pas, e shtrirë në kohë, u pa që gjithçka e Ramës ishte një shah, me finale, pasi morri votat e LSI-së për disa reforma të rëndësishme, përfshirë dhe atë në drejtësi, që me “mat” ta nxirrte Metën përfundimisht nga qeverisja. Ndodhi kjo në 2017-ën, dhe Meta, teksa shihte LSI-në e tij jashtë “tepsisë” së pushtetit, llokmave të saj, të qënit president u përkthye dhe ajo si një pjesë e disfatës në shahun e Ramës.

Ndaj dhe, edhe pse me mandatin e kreut të shtetit në xhep, në fushatën e 2107-ës, ai u soll si kreu i LSI-së, fund e krye, pa skrupuj, duke sulmuar madje Bashën më së shumti, pasi projektit të tij për të qenë përgjithnjë në pushtet me atë që merr pushtetin, i kish ardhur fundi.

Presidenca ishte asgjë para LSI-së, investimi më i fuqishëm i tij politik, jeta e tij. Dhe kishte ndodhur kjo duke humbur në shah me Ramën, diçka që egoja politike e Metës s’mund ta pranojë.

Ndaj, sinjalet se Meta s’mund të qe një president por një kryetar LSI-je në presidencë, u dhanë që në fushatën e 2017-ës. Aty, mitingjet e LSI dhe fjalëmbatjet e tij kontraverse, të cilat kanë dhe një boshësi bezdisëse kulturore, ishin parathënia e asaj çfarë do vinte më pas, siç dhe erdhi dhe është aktive çdo ditë.

Të gjitha marrëzitë e personazheve kryesore të politikës në tre dekada mund të jenë të përligjshme deri diku; ku nga mungesa e përvojës, ku nga naiviteti, ku nga papjekuria politike, ku nga kultura dhe vizioni i mangët, ku nga dobësia përballë parasë, por nuk ka justifikim që, në krye të 30 viteve, duke zotëruar të gjithë instrumentat për sfida normale politike, Ilir Meta të shpërfytyrojë veten – është i lirë ta bëjë – por më e rënda të përçudnojë presidencën.

Çështja se s’dihet se ku e ka limitin, pasi ngjan se nuk ka fare! (Tesheshi)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In