• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Familja” sulmon Ambasadën e SHBA: Pse e keni fshirë foton e Sali Berishës, doni ta zhdukni nga historia

22/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Familja” sulmon Ambasadën e SHBA: Pse e keni fshirë foton e Sali Berishës, doni ta zhdukni nga historia
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Familja Berisha është tërbuar me Ambasadën amerikane, pasi natyrisht e bëjnë përgjegjëse për shpalljen e tyre non grata nga SHBA.

Dhe gjithë mllefin, e kanë shprehur këtë të martë nëpërmjet një editoriali të botuar në portalin e Zenit, i shkruajtur nga juristi i Kristalit sot gazetari i Familjes, Çim Peka.

Ata janë revoltuar pse Ambasada nuk ka postuar foto të Sali Berishës me sekretarin Bejker, që vizitoi Shqipërinë 30 vjet më parë.

Sipas Pekës, SHBA po retushon historinë dhe po instalon diktaturën në Shqipëri.

Shkrimi i Pekës

30 vjet më parë, shqiptarët do të përjetonin një moment që do mbetej në histori. Më shumë se 300 mijë njerëz vërshuan në sheshin kryesor të Tiranës për të pritur Sekretarin e Shtetit të asaj kohe, Xhejms Bejker.

Për ata që mund të mos e kujtojnë atë ditë të bukur dhe historike, Bejker do jepte mesazhin se liria funksionon. Thirrjet me emrin e tij oshëtonin. Më e rëndësishme ishte se vizita e tij shihej qartë në atë kohë si mbështetje e hapur për Partinë Demokratike. Në fakt vetë Bejker, ashtu siç ka ndodhur me çdo zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ishte ftuar në vendin tonë nga kryetari i PD në atë kohë, Sali Berisha. Në parlamentin e vendit, ai do deklaronte hapur se ishte ftuar nga Berisha.

Por për ironi, në një postim të bërë nga ambasada amerikane në Tiranë në nderim të asaj dite, në foto nuk shfaqet asnjë përfaqësues i opozitës antikomuniste. Jo vetëm kaq, por në foto shfaqet kryeministri komunist i asaj kohe, Ylli Bufi, me një varg zyrtarësh të lartë të qeverisë, ku spikat edhe Zef Mazi, të cilit Edi Rama i ka besuar negociatat e ngecura prej vitesh për integrimin e vendit drejt BE.

Komentet e lexuesve kanë qenë të shumta. Ata e akuzojnë ambasadoren për retushim të historisë. ‘Është jo korrekte nga ana e ambasadës që në fotot e publikuara tregohen vetëm përfaqësuesit e regjimit komunist dhe nuk duken fare përfaqesuesit e opozitës demokratike megjithese kanë qenë prezent aty… më e pakta është jo korrekte,’ shkruan komentuesi Saimir Dervishi.

‘Dmth sipas jush Sekretarin Amerikan të Shtetit e pritën shokët e Byrosë Politike dhe jo njerëzit që e përmbysën atë regjim? E kuptoj retushimin që i bëni fotografive se jeni në mision për të zhdukur Saliun nga politika, por rasti që keni gjetur për të dhënë këtë mesazh ta shpif dhe është i ulët deri në neveri,’ shkruan Gesti Rabi.

Për ata që nuk e dinë, retushimi i fotove historike ishte një nga mënyrat se si atyre që nuk kishin biografi të mirë, ose kishin qëndrime anti-parti, u fshiheshin fytyrat e tyre ose të paraardhësve nga foto të momenteve historike.

Ndërsa komentuesi Artur Kurtallari, duke vijuar akuzat për retushim si në komunizëm, thekson: ‘Neve na djeg jo për Berishën, por për një periudhë ku kemi vuajtur shumë censurën. Mesa po kuptoj, ai djali nga Tropoja nuk t’i paska treguar të gjitha. Pres ftesën tuaj’.

Para pak ditësh, ambasadorja amerikane u takua me një djalosh nga Tropoja, një komentues të quajtur Fisart.

‘Unë mësova pak më shumë për të shkuarën e shqiptarëve dhe u çudita kur Fisarti më tregoi se si Enver Hoxha kontrollonte gjithçka, financat, fenë, punët, por ai nuk mund të kontrollonte shpirtin njerëzor,’ tha ambasadorja.

Pikërisht Ylli Bufi i fotos është një nga simbolet e asaj periudhe. Është i njëjti që mbahet mend për deklaratën se në vend ka erdhe gjashtë ditë bukë, për trazirat e provokuara nga kjo deklaratë, për tmerrin e Fushë Arrëzit, etj, për cilat sërish tentuan t’ia hedhin fajin opozitës demokratike.

Koha kalon, por disa gjëra nuk ndryshojnë. Komentuesit e shumtë shkruajnë se monizmi po instalohet sërish në vend.

30 vite më parë, vetë Bejker u bëri thirrje shqiptarëve të linin pas mbeturinat e komunizmit e të vendosnin një rend të ri politik që do të pasqyronte respekt të plotë për të drejtat e njeriut, demokratizimin e qeverisë, median e lirë e pluraliste, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Me plot të drejtë, gazetari i njohur Elez Biberaj shkruan se të gjitha këto probleme ngjajnë kaq aktuale.

(TemA)

Share223Tweet140
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In