• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Falimentojnë aleatët e Bashës! PD e pakënaqur me punën e tyre në zgjedhje: Kërkojnë ndihmë në Kushtetuese për të shpëtuar partitë

18/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Falimentojnë aleatët e Bashës! PD e pakënaqur me punën e tyre në zgjedhje: Kërkojnë ndihmë në Kushtetuese për të shpëtuar partitë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleatët e Partisë Demokratike duket se po shkojnë drejt falimentit.

Futja në listën e PD në zgjedhjet e 25 prillit duket se iu ka sjellë shumë pasoja, pasi përveç zhdukjes së logove në Parlament, ata nuk do të kenë as mbështetje financiare.

Basha futi në lista e tij kandidatë nga PDIU, PR, PBDNJ, LZHK, PAA, etj., por pas zgjedhjeve situata duket se është tensionuar në kampin opozitar. Dje në Gjykatën Kushtetuese u mbajt një seancë, ku u bë me dije se Agron Duka, Dashamir Shehi, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule kanë bërë një padi, ku kërkojnë:

Shfuqizimin si te papajtueshme me Kushtetutën të fjalisë së dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor: “Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre”.

Arsyeja e vërtetë e kësaj kërkese ka të bëjë me aspektin financiar, pasi sipas ligjit nëse një parti merr disa vota dhe nuk prodhon mandat përjashtohet edhe nga mbështetja financiare. Bazuar në rregullat e mëparshme, nëse një parti fitonte 20 mijë vota, por nuk merrte mandat përfitonte financiarisht.

Por me rregullat aktuale nëse një parti politike nuk ka një deputet në Kuvend ajo përjashtohet nga mbështetja financiare. Partitë e reja hynë në listën e PD dhe duket se do të kemi një debat të fortë nëse duhet të përfitojnë apo jo financa.

PD e pakënaqur me aleatët

Përveç kësaj, duket se dhe raportet e PD me aleatët nuk janë fare të mira. Pas zgjedhjeve disa aleatë sulmuan Bashën, ndërkohë demokratë vijojnë të pretendojnë se futja e tyre në lista nuk ishte zgjidhje shumë e mirë. Dje ka folur Belind Këlliçi, i cili ka thënë se aleatët u privilegjuan së tepërmi nga Basha. “Mendoj se aleatët nuk janë lënë mënjanë, kanë qenë të privilegjuarit nga ana e PD.

Nëse do kishin pasur në disa vende të caktuara kandidatë të PD, do të kishin pasur një performancë shumë herë më të lartë. Procesit të analizës nuk duhet t’i nënshtrohen vetëm drejtuesit e PD-së, por edhe aleatët dhe çfarë kontributi kanë dhënë”, tha Këlliçi. Sot do të mblidhet kryesia e PD dhe do të nisë një analizë e procesit zgjedhor. Këlliçi deklaroi se pavarësisht kësaj lufta ndaj “masakrës zgjedhore” do të vijojë.

“I gjithë procesi ka nisur që nga dita e nisjes së garës së brendshme në PD. Kandidatët janë hasur me pyetje të shumta me shumë problematika, djegien e mandateve, mos hyrjen në zgjedhjet lokale etj. Tashmë zyrtarisht do të nisë procesi në çdo qelizë dhe në çdo degë.

Duhet parë edhe performanca e drejtuesve politikë. Gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet, jo çdo gjë ka qenë perfekt, duhet bërë një analizë e vërtetë. Të gjitha këto do t’i bëhen të ditura Kuvendit Kombëtar që do të mbahet më 17 korrik. Analiza e masakrës zgjedhore dhe aksioni opozitar janë çështje që do të jenë krye temë e diskutimit në Kuvendin Kombëtar”, tha ai.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In