• Kontakt
Monday, September 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Falenderime të veçanta për Nanon dhe Metën! Gramoz Ruçi largohet nga PS dhe politika

12/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Falenderime të veçanta për Nanon dhe Metën! Gramoz Ruçi largohet nga PS dhe politika
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zgjedhur Kongresin e Partisë Socialiste për të shpallur dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit dhe organet drejtuese të partisë.

“Kam zgjedhur sot se s’ka më mirë se 30 vjetori i partisë dhe fitorja e mandatit të tretë që të deklaroj këtu para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS në qarkun e Fierit dhe se nuk do të jem në asnjë organ të zgjedhur të familjes sime që më ka dhënë kaq shumë në 30 vjet”, tha Ruçi

Ruçi mbajti një fjalim përshëndetës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS, ku bëri një historik të rrugës që kanë kaluar socialistët nga themelimi deri në këto momente.

Ruçi u shpreh se për shumë vite PS u akuzua si degë e Partisë së Punës. Ai kujtoi të gjithë themeluesit dhe bëri një falënderim të veçantë për Fatos Nanon dhe Ilir Metën.

“Unë nuk emocionohem kollaj. Por me këto që pashë në dokumentar dhe me fjalët e Megit mund t’iu them që jam i emocionuar.

Nuk jam këtu për të folur për historikun. Dola këtu për të thënë . 30 vjetorin e ndaj në dy periudha 1991-2005 dhe 2005-2021. Nuk do të them asgjë për ato tre ditë se si u themelua partia jonë politike. Menjëherë sa u krijua ne u identifikuam si forca politike e sistemit që lamë pas.

Ne u anatemuam si vetë PP. Nuk mjaftoi kaq. Të ishe socialiste nuk ishte e modës. Flitej për shtet ligjor, por vetëm shtet ligjor nuk kishte për socialistët. Rrahje persekutime, barbarizma, arrestime e cila kulmoi me burgosjen e liderit Fatos Nano. Kanë qenë vite të vështira. Meqë jam ende do të përshëndetja 15 anëtarët e parë të Kryesisë, 3 nënkryetarët e parë të PS.

Përshëndes shumë figura të spikatura akademike. Do të përshëndesja 4 të rinjtë që trokitën të parët Ndre Legisin, Ilir Metën, Ilir Zelën dhe Pandeli Majkon. Do të përshëndesja dhe Fatos Nanon. I dashur Fatos ne jemi krenar për ty për shumë gjëra. Por askush nuk thotë dot që Fatos Nano nuk është politikan. Ne jemi krenar që kemi pasur Nanon kryetar. Askush nuk thotë dot që Nano nuk ishte intelektual.

Shumë socialist u persekutuan, por 4 vjet burg i bëri veç Nano. Në 1997 morëm shtetin, por ai kishte rënë. Në dy mandate ne ngritëm shtetin dhe e vendosëm në binarë. Përballuam luftën e Kosovës. Për herë të parë në mënyrë të civilizuar në 2005 u pranua humbja dhe u dha dorëheqja e Nanos. Këtë e bën vetëm një lidership”, tha mes të tjerash Gramoz Ruçi.

Share234Tweet146
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In