• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Eva Alikaj, aktorja më ekstravagante në veshje e filmave shqiptarë dikur sot e kujtojmë në nje ditë të rëndesishme

26/04/2025
in Nostalgji
A A
Eva Alikaj, aktorja më  ekstravagante në veshje e filmave shqiptarë dikur sot e kujtojmë në nje ditë të rëndesishme
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eva Alikaj është një aktore shqiptare. Në vitet 1980-90 ishte nga më të shquarat në kinemanë dhe teatrin shqiptar duke fituar disa kupa festivalesh të filmit artistik

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, në 1983, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, për rolin e Verës në filmin “Njeriu i mirë” (1982).[2] Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

Vazhdon të luajë me sukses në film, duke u vlerësuar me çmime në gjithë vitet 1980. Karakteret janë Linda tek “Shirat e vjeshtës” (1984), që i dhuron Medalionin e Festivalit VI, Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë” (1988) – Çmimin e Dytë. Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), dhe Edlira në “Stolat në park” (1988).

Qysh prej vitit 1991 jeton në Austri, ku edhe u martua me një nështetas të huaj, duke marrë mbiemrin e tij, Eva Lossl. Në 1992, nga kriza e teatrit dhe artit shqiptar në përgjithesi, punoi si kameriere.[3]

Në 1993 lind djalin e saj, Xhino, i cili studjon për violinë. Më 1995 u rikthye përkohësisht në Shqipëri dhe interpretoi rolin e fundit në filmin “Përdhunuesit”. Në 2006 shfaqet në një rol të vogël të një filmi austriak. Në 2007 kthehet përkohësisht Tiranë për një muzikal. Hera e fundit e shfaqur në publikun shqiptar ishte në qershor 2009, për cmimet Kult.

Edhe në teatër ka një fillim shumë të mirë, në 1988, me rolin e Xhulietës në tragjedinë Romeo e Xhulieta të Shekspirit.[4]

Kritika

Eva ka sinqeritet dhe natyrshmëri të interpretimit, duke krijuar edhe një portret të veçantë të saj. Në interpretimin e Xhulietës të Shekspirit, Eva i preku spektatorët e teatrit me zërin melodioz dhe sjelljen thuajse fëminore të një vajze të shkujdesur. Kritika rrëfeu që roli që interpretoi nuk e intimidoi aspak, përkundrazi ajo krijoi një tip të sinqertë e të thjeshtë që s’e kish lënë akoma adoleshencën.[4]

Në vitin 1985, kur shfaqej në teatrin “Pallati 176”, pak njerëz në Shqipëri mund të kenë ngelur pa komentuar xhinset e Evës, ndërsa në Tiranë ato ishin bërë të famshme që gjatë provave. Rebelizmin e aktores Eva Alikaj, ende pa u afirmuar si e tillë, e njihnin të gjithë në Akademinë e Arteve kur ishte studente. Ishte bërë disa herë problem për pantallonat e ngushta, fustanet ca më të shkurtra se norma dhe tualetin që i pëlqente ta bënte gjithnjë, më të dukshëm se shoqet

Që ishte viti ’90, kur Eva Alikaj luante Anën te filmi “Jeta në duart e tjetrit”, nuk ka të bëjë me ca mundësi më shumë që patën njerëzit, apo lirisë që kishte nisur të valëvitej, përkundrazi! Veshjet e viteve ’90-’95 nuk kanë as formë as ngjyrë, përfaqësojnë vetëm një fazë të përçudnuar të shqiptarëve që i kishin sytë nga thasët e refugjatëve. Mirëpo, pikërisht në këtë film, veshjet e aktores Eva Alikaj kanë qenë nga më të zgjedhurat. Gjithë të vëmendshmit mund ta dallojnë që aktorja, ndryshe nga të tjerat, ka treguar në të gjitha rolet e saj një kujdes të veçantë ndaj veshjes. Rigorozitetin e jetës së përditshme, e çlironte vetëm kur vinte puna te veshja apo te ai pak tualet që mund të bënte kur nisi studimet në Akademinë e Arteve.

Në vitin 1985, kur shfaqej në teatrin “Pallati 176”, pak njerëz në Shqipëri mund të kenë ngelur pa komentuar xhinset e Evës, ndërsa në Tiranë ato ishin bërë të famshme që gjatë provave. Rebelizmin e aktores Eva Alikaj, ende pa u afirmuar si e tillë, e njihnin të gjithë në Akademinë e Arteve kur ishte studente. Ishte bërë disa herë problem për pantallonat e ngushta, fustanet ca më të shkurtra se norma dhe tualetin që i pëlqente ta bënte gjithnjë, më të dukshëm se shoqet.

Ishte e bindur se, nuk kishte asgjë të keqe në të bërit e gjërave siç i pëlqen. E pohonte këtë edhe kur i tërhiqnin veshin në ndonjë mbledhje me dyer të mbyllura. Mirëpo, në rrethana të tjera, kur regjisorët i kërkonin të realizonte ndonjë skenë me të cilën koha nuk pajtohej, ajo refuzonte. “Isha bërë një herë problem në Akademi, kur isha studente, pikërisht për shkak të natyrës rebele. Kanë thirrur tim atë të më përjashtonin nga shkolla pse bëja tualet apo vishja pantallona të ngushta. Këtë e bëja sepse isha e bindur që nuk po bëja asgjë të keqe. Madje, për çështje të tilla, u imponohesha regjisorëve të bëja ca gjëra përtej rregullave. Thuajse në çdo film o teatër, unë çoja diçka nga vetja. Më kujtohet, te ‘Pallati 176’, xhinset, pulovra, ora, kapësja e flokëve, të gjitha ishin të miat. U bë problem atëherë kjo gjë, megjithatë më lejuan. Në rolin e Elsës, ka qenë dublante Elvira Diamanti dhe ndryshe nga unë, ajo ishte e veshur me sarafan.

Për çështje të tilla, kam qenë unë që kam kërkuar më shumë se ç’lejonte koha”. Ka qenë në teatrin “Monserati” kur kishte zgjedhur për të veshur një fustan me rripa të hollë dhe me dekolte të hapur. “Dukesha mirë, më pëlqente ai fustan. U mërzita atëherë kur dëgjova Roland Trebickën që propozoi t’i vinin fustanit mëngë.

Në fund, ashtu u bë”, dhe nuk ishte vetëm problem i të tjerëve, se ç’do mendonte a komentonte publiku. Së pari, duhej zgjidhur çështja mes aktorëve burra të cilët po e tregonin aq haptazi hutimin prej dekoltesë, sa duheshin marrë masa në mënyrë që të vazhdonin provat. Edhe sot që filmat nuk janë më si dikur, por që mbi të gjitha kur secili ka pafundësi zgjedhjesh dhe askush nuk censuron askënd, aktorja Eva Alikaj vazhdon të jetë e veçantë në thjeshtësinë e zgjedhjeve të saj. Edhe kur është duke shëtitur nga liqeni, edhe kur ka zgjedhur një palë pantallona të shkurtra dhe nget biçikletën, por edhe kur shfaqet në evente (shihet gjithnjë më pak se të tjerat) që kërkojnë ca më tepër impenjim se xhirot e saj vetmitare. Në fund, çfarëdo që të vesh, me fizikun që ka, do të dukej njësoj tërheqëse dhe, sepse, me një ajër të ndryshëm nga koleget e saj…/ Nga Ani Jaupaj

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In