• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Europa Nostra përgënjeshtron “Aleancën për Teatrin”: Nuk kemi bërë kurrë premtime të tilla false për financimin e Teatrit

21/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Europa Nostra përgënjeshtron “Aleancën për Teatrin”: Nuk kemi bërë kurrë premtime të tilla false për financimin e Teatrit
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Europa Nostra” ka përgënjeshtruar “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit” lidhur me financimin per rikonstruksionin e Teatrit Kombetar. Kujtojme se drejtuesit e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit kane shprehur disa here se OJF “Europa Nostra” eshte ofruar te financoje rikonstruksionin e Teatrit.

Por, keta te fundit kane theksuar se në asnjë moment nuk kane premtuar sigurim fondesh apo për më tepër financim të saj, por vetëm konsulencë.
Pergenjeshtrimi ka ardhur nga Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneshka Mihailoviç, ne një intervistë për Euronews.

Ilva Tare: Ju lutem, më lejoni t’ju drejtoj një pyetje që shpresoj se do të qartësojë situatën që po diskutohet ditët e fundit. Komuniteti i artistëve, i atyre që donin ta mbronin dhe ta ruanin godinën, po thonë se Europa Nostra premtoi fonde për rindërtimin e godinës, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se nuk ka dëgjuar kurrë për një ofertë të tillë për gjetjen e fondeve për rindërtim. Ata gjithashtu po thonë se ju, si organizatë, do të kishit ndihmuar negociatat me bankat për një kredi. Cila është e vërteta lidhur me këtë çështje? A ofruat ju fonde për rindërtimin, sa nëse ky është rasti ose cili ishte premtimi juaj?

Sneshka Mihailoviç: Shumë faleminderit që e bëtë këtë pyetje sepse e kam dëgjuar shumë mirë që ka pasur thashetheme dhe gjithashtu, edhe lajme të rreme, që po qarkullojnë pas shembjes brutale të teatrit. Europa Nostra kurrë nuk ka ofruar apo ka vendosur para në tryezë sepse ajo nuk është një organizatë financuese. Ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën.

Pra, kurrë ne nuk kemi bërë premtime të tilla false sepse kështu po nënkuptojnë disa persona për dhënien e parave. Por ajo që ne mund të themi është se Europa Nostra është një organizatë joqeveritare shumë e respektuar dhe e besueshme që ka punuar për shumë vite e dekada me institucionet e Bashkimit Europian.

Share219Tweet137


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In