• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Eurobondi, Shqipëria e mori me norma interesi 2-3 herë më të larta se vendet e rajonit

27/11/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Eurobondi, Shqipëria e mori me norma interesi 2-3 herë më të larta se vendet e rajonit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e konsideroi si sukses daljen në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe sigurimin e 650 milionë eurove përmes Eurobondit me një kupon prej 3.50 për qind dhe me interes 3.75 për qind.

Afati i maturimit është 10-vjeçar dhe procesi i Eurobondit u drejtua nga Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi.

“Investitorët treguan besim duke shprehur interes në ofertat që kaluan 1.8 herë vlerën e kërkuar. Ky ishte një test real për ekonominë shqiptare, që rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes së tërmetit dhe pandemisë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë prej tyre.

Në krahasim me vetveten, interesi i këtij Eurobondi nuk ka diferencë me Eurobondet e marra në 2018 dhe 2020. Por, në krahasim me të paktën dy vende të rajonit diferenca është e madhe. Gazeta Shqip po sjell krahasimisht diferencat me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende të rajonit që kanë dalë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit brenda këtij viti.

Serbia doli në këto tregje në mes të muajit shtator, duke siguruar dy Eurobonde, njërin me vlerë 750 milionë euro me një afat maturimi 15-vjeçar, kupon 2.05 për qind dhe interesa 2.3 për qind dhe një tjetër prej 1 miliard eurosh me interes 1.26 për qind. Sipas deklaratës së ministrit serb të Financave, Sinisha Mali, investitorët ofruan 2.5 miliard euro, duke tejkaluar pritshmëritë.

Edhe në Serbi, qeveria vendase deklaroi se ky Eurobond tregonte besueshmërinë e tregjeve ndërkombëtare të kapitalit te ekonomia vendase.

Në krahasim me Shqipërinë, në të dyja rastet interesat me të cilin ka siguruar Serbia 1.75 miliard euro nga tregjet ndërkombëtare janë më shumë se dy herë më favorizuese se kushtet me të cilat e ka marrë Shqipëria.

Maqedonia e Veriut doli për Eurobond në fillim të muajit mars të këtij viti dhe arriti që të sigurojë nga tregjet ndërkombëtare të kapitalit 700 milionë euro me normën e interesit më të ultën në historinë e vet, vetëm 1.625 për qind. Ky ishte Eurobondi i tetë për Maqedoninë e Veriut në total dhe ka një afat maturimi 7-vjeçar. Edhe në këtë rast, interesi është gati tre herë më favorizues së ai i Eurobondit të siguruar nga Shqipëria.

Megjithatë, e përbashkëta e të trija vendeve është fakti që daljet e 2021 në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për borxh i kanë justifikuar me nevojën për të shlyer borxhet e prapambetura. Serbia tha se për këtë qëllim do të përdorte Eurobondin 750 milionë eurosh, Maqedonia e Veriut deklaroi se 500 mln euro nga Eurobondi i ri do të shkojnë për të financuar një Eurobond të 2014-s dhe pjesa tjetër do të shfrytëzohej për nevojat e Qeverisë.

Po Shqipëria? Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj thotë se “një pjesë është parashikuar të shkojë për shlyerjen e borxhit të vjetër, ndërsa pjesa e mbetur do të përdoret për financimin e nevojave të qeverisë për vitin aktual dhe vitin 2022”.

Me marrjen e këtij Eurobondi, niveli i borxhit publik pritet të kapërcejë nivelin e 80%, por Qeveria zotohet për ulje të tij në vijim duke e projektuar atë në rënie në 76.6% në fund të mandatit. Ky është Eurobondi i pestë që emeton Shqipëria në tregjet e kapitalit, ku dalja e parë ishte në vitin 2010 me një Eurobond prej 300 milionë euro, në 2015 vlera e tij ishte 450 milionë euro, ndërsa në daljen e 2018-ës u siguruan 500 milionë euro. Në dy daljet e fundit, në 2020 dhe 2021 Qeveria ka marrë Eurobond me vlerë të njëjtë prej 650 milionë euro./Shqip

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In