• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ekonomia shqiptare ka humbur të paktën 1 miliard euro nga pandemia për 9 muaj

28/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ekonomia shqiptare ka humbur të paktën 1 miliard euro nga pandemia për 9 muaj
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemia e Covid-19 ia ka dhënë një goditje të fortë ekonomisë këtë vit, me humbjet që sa vijnë e shtohen. Sipas INSTAT, ekonomia ra me gati 3.5% në tremujorin e tretë, pas një tkurrjeje me 10.2% në të dytin dhe 2.5% në të parin.

Sipas tabelave zyrtare të INSTAT, për 9 mujorin 2020, prodhimi i brendshëm bruto (vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia për një periudhë të caktuar kohe) ishte 1.17 trilionë lekë (9.4 miliardë euro). Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia ka prodhuar rreth 90 miliardë lekë (720 milionë euro) më pak.

Por kjo është vetëm humbja në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nëse e gjithë bota nuk do të ishte pushtuar nga pandemia dhe pasojat e saj, ekonomia vendase parashikohej të rritej edhe me 3-4% në 2020-n, ndërsa inflacioni do të luhatej në 1.5-2%.

Ndaj, krahas rënies në raport me një vit më parë, ekonomia ka humbur për 9 mujorin edhe rreth 300 milionë euro, që është rritja e munguar nëse nuk do të kishte shpërthyer pandemia.

Si rrjedhojë, për 9 mujorin, humbjet e shkaktuara nga pandemia (rënia në raport me vitin e kaluar dhe rritja e munguar) i kanë kaluar 1 miliardë euro. Kjo është hera e parë, të paktën prej vitit 2009, kur INSTAT raporton të dhënat, që vlera e prodhimit të brendshëm bruto është në rënie.Të dhënat e INSTAT tregojnë se tkurrja më e fortë ishte në tremujorin e dytë (-570 mln euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë); -94 milionë euro në të parin dhe -130 milionë euro në të tretin.

Sektori më i goditur ka rezultuar “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka qarkulluar rreth 250 milionë euro më pak në krahasim me 9 mujorin, në një sinjal të dobësisë së konsumit si dhe të pasojave që kanë dhënë se aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor rënia e turizmit (për 9 mujorin (hyrjet e shtetasve të huaj për periudhën në fjalë ranë me 61%, ose 3.3 milionë turistë më pak).

Sektori i dytë me rënien më të fortë është industria gjithsej (-170 milionë euro), ku tkurrja më e madhe ishte në industrinë nxjerrëse, teksa në prill disa prodhues të mëdhenj të naftës, përfshirë Bankers Petroleum, ndërprenë përkohësisht prodhimin. Më pak e ndikuar ishte industria përpunuese, që u gjallërua sidomos në tremujorin e tretë.

Aktivitetet shkencore, profesionale , administrative dhe mbështetëse kanë qarkulluar rreth 90 milionë euro më pak. Më pak të goditura ishin shërbimet financiare e sigurimet, ndërtimi, bujqësia, ndërsa i vetmi që ka vijuar rritjen në kohë pandemie është aktiviteti i pasurive të paluajtshme. Sipas informacioneve nga tregu, shtatori ishte muaji më i mirë, pas pandemisë, e reflektuar kjo dhe në të ardhurat buxhetore të tetorit (që tregojnë ecurinë e muajit të mëparshëm), që ishin më të lartat që pas pandemisë dhe në të njëjtin nivel të një viti më parë .

Ecuria e shtatorit u ndikua dhe nga hyrjet më të larta të shtetasve të Kosovës, që ishin mbi 40% më të larta me bazë vjetore. Më pas, përkeqësimi i situatës së pandemisë dhe kufizimet e pjesshme vlerësohet të kenë ndikuar sërish negativisht ekonominë në tremujorin e tretë. Sidomos në dhjetor, që zakonisht është një muaj ku aktiviteti tregtar dhe i shërbimeve gjallërohen për shkak të festave, konsumi po rezulton i dobët, pas masave të reja shtrënguese, duke rrezikuar që për të pestin tremujor radhazi, ekonomia të qëndrojë në territor negativ.

Për 9 mujorin, rënia mesatare e PBB-së sipas të dhënave paraprake të INSTAT është rreth 5.4%, më e larta që prej vitit 1997, por që gjithsesi mbetet më e ulët se skenari më negativ i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej -9%./Monitor

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In