• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

“E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi”! Gruaja e Emmanuel Macron tregon si priti 10 vite për t’u martuar me shokun e klasës së vajzës së saj

18/11/2023
in Histori
A A
“E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi”! Gruaja e Emmanuel Macron tregon si priti 10 vite për t’u martuar me shokun e klasës së vajzës së saj
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ruaja dhe ish-mësuesja e Emmanuel Macron mendoi se ai do të “binte në dashuri me dikë të moshës së tij” pasi u zhvendos nga shkolla ku ajo e mësoi.

Në një intervistë, Brigitte Macron tha se e shtyu martesën me ish-nxënësin e saj për një dekadë sepse kishte frikë se jeta e tre fëmijëve të saj do të shkatërrohej nëse do ta kishte bërë zyrtare lidhjen e saj me një adoleshent në moshën e tyre.

Presidenti francez ishte 15 vjeç kur u dashurua me mësuesen e tij të martuar të dramës, Brigitte Auzière, atëherë 40 vjeçe, në shkollën Katolike Providence në Amiens në fillim të viteve 1990. Vajza e saj Laurence ishte shoqja e klasës e presidentit të ardhshëm francez.

Kur romanca e tyre u zbulua shkaktoi skandal në qytetin provincial verior të Francës, prindërit e Macron, të dy mjekë, e dërguan atë në Paris që të vijonte studimet e tij.

“Isha e trazuar”, tha zonja Macron, tani 70 vjeçe, për Paris Match në një intervistë të rrallë për jetën e saj si zonja e parë e Francës që nga viti 2017.

“Për mua, një djalë kaq i ri ishte gjymtuese. Emmanuel duhej të largohej për në Paris. I thashë vetes, ‘ai do të dashurohet me dikë të moshës së tij’. Nuk ndodhi.”

Zonja Macron e ndërpreu mësimin e dramës, në klasën ku takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, por vazhdoi të mësonte gjuhën frënge dhe latinishten.

“E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi”, tha ajo. “Kam marrë kohë që të mos shkatërroj jetën e tyre. Kjo zgjati dhjetë vjet, koha për t’i vënë në shina. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin. Por nuk doja të humbisja jetën time.

Nuk e di se si do të kishin reaguar ndaj martesës sonë prindërit e mi, të cilët ishin modeli i besnikërisë dhe edukimit të mirë.”

Nëna e zonjës Macron, Simone Trogneux, vdiq në vitin 1996. Babai i saj, Jean, një prodhues i suksesshëm çokollate, kishte vdekur dy vjet më parë.

Zonja Macron tha se vëllezërit e motrat e saj më të mëdhenj bënin shaka për thashethemet. Ajo u divorcua nga burri i saj i larguar, André-Louis Auzière, një bankier, në vitin 2006 dhe u martua me Macron një vit më vonë, kur ai ishte një nëpunës i ri civil.

Djali i saj tani është 48 – tre vjet më i madh se burri i saj i dytë – dhe vajzat e saj janë 46 dhe 39.

Në intervistën e Paris Match, zonja Macron foli për burrin e saj .

“Nuk ka asnjë ditë që ai të mos më befasojë”, tha ajo.

“Nuk kam parë kurrë një kujtesë të tillë… një kapacitet të tillë intelektual. Unë kisha shumë nxënës të shkëlqyer dhe asnjë nuk kishin aftësitë e tij. E kam admiruar gjithmonë.”

Duke komentuar liderët e tjerë botërorë, ajo tha se Melania Trump, e cila vizitoi në vitin 2017 me bashkëshortin e saj, ishte “shumë e ëmbël”.

“Por ajo mban një dorë të fortë mbi burrin e saj. Kur ajo troket në orën e saj në darkë, burri i saj e kupton se është koha të ngrihet dhe të largohet. Ai bindet. Ajo ka një personalitet të fortë.”/ The Telegraph

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In