• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Dyshohet se u vra pas lidhjes me ish-presidentin amerikan Kennedy: Mbesa e Marilyn Monroe zbulon detajin: Do të ishte ende gjallë nëse…

06/08/2022
in Nostalgji
A A
Dyshohet se u vra pas lidhjes me ish-presidentin amerikan Kennedy: Mbesa e Marilyn Monroe zbulon detajin: Do të ishte ende gjallë nëse…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit para se të vdiste, Marilyn Monroe bëri dy përpjekje të fundit për të kontaktuar me të vetmin burrë që deshi gjithmonë, por kurrë nuk kishte arritur ta magjepste – babain e saj.

Së pari e shoqëruar nga një masazhatore, herën e dytë nga publicisti i saj, ajo bëri të njëjtin udhëtim në fermën e qumështit në pronësi të ish-shefit të Hollivudit, Charles Stanley Gifford.

Në të dyja rastet, ajo u refuzua.

Në të njejtën javë, 60 vjet më parë, Marilyn u gjet e vdekur në shtratin e saj, në moshën 36-vjeçare. Ajo kishte luftuar me varësinë nga droga, vetminë dhe depresionin , ndërsa përpiqej përgjithmonë të mbushte boshllëkun e lënë nga braktisja e babait të saj.

Tani mbesa nga babai i aktores beson se ajo mund të ishte shpëtuar vetëm nëse do të ishte pranuar nga babai i saj gjatë atyre udhëtimeve të shumta dhe gjithnjë e më të dëshpëruara, në Hemet, Kaliforni.

“Duke reflektuar për këtë, mendoj se jeta e saj do të kishte qenë më e mirë nëse gjyshi im do të kishte bërë gjënë e duhur. Ajo mund të kishte pasur një familje normale, të lumtur dhe mëbshtetjen për të cilën kishte nevojë.

E di që ajo kishte probleme, por ishte e kujdesshme dhe e dashur dhe gjithmonë kishte mall për babanë e saj. Ajo nuk ishte një bionde e vogël. Ajo kishte zgjuarsi të cilën e kishte trashëguar nga baba ii saj, gjyshi im.

Jeta e saj mund të kishte dalë shumë ndryshe nëse ai do ta kishte mirëpritur.

Dhe kush e di, ajo mund të jetë ende me ne sot”, tha Francine, 76 vjeç.

Marilyn u gjet e vdekur në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj në 12305 Fifth Helena Drive në Los Anxhelos në orët e para të 5 gushtit 1962.

Ajo ishte e zhveshur dhe ende mbante në dorë telefonin me të cilin kishte bërë telefonatën e fundit.

Një raport i mjekut më vonë zbuloi se ajo kishte vdekur mbrëmjen e kaluar si rezultat i një “vetëvrasjeje të mundshme” pasi kishte pësuar helmim akut.

Por zbulimi ka qenë gjithmonë i diskutueshëm me autorët dhe teoricienët e konspiracionit që pretendojnë se ajo u vra nga komunistët ose CIA pas aferave me Presidentin John F. Kennedy dhe vëllanë e tij politikan Bobby Kennedy.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In