Tërmeti i 26 nëntorit 2019 nxori në pah shumë problematika e njëherazi diktoi disa nevoja. Krijimi i një harte të re sizmike ishte një prej kërkesave emergjente. Dy vite pas lëkundjeve shkaktuan 51 viktima e dëme të konsiderueshme financiare, Instituti i Gjeoshkencave njoftoi hartimin e një të tille.
Po cila është rëndësia e hartës së re të rreziqeve sizmike? “Pa këto studime nuk mund të kemi një zhvillim dhe planifikim urban dinjitoz, ndërtimin e objekteve inxhinierike që t’i qëndrojnë kohës, dhe nuk mund të mbrohet jeta e shtetasve nga tërmetet, përmbytjet dhe zjarret, si dhe nuk mund të përmirësohet ekonomia e vendit pa ditur ku janë dhe çfarë perspektive kanë zonat mineralmbajtëse ne vend”, thotë drejtori i IGJEUM, Ylber Muçeku.
Për sizmologun Llabro Duni, harta e re rrit nivelin e rrezikut dhe ofron orientime të posaçme për të ndërtuar struktura banimesh, të cilat i rezistojnë edhe tërmeteve me magnitudë të lartë.
“Harta e re kontribuon në standarde, por jo në kosto, që është e vogël po të mendosh përfitimet që kemi. Kjo duhet të shndërrohet në praktikë kombëtare”, thotë për A2 CNN, sizmologu Llambro Duni.









