• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dy shpejtësitë tragjike të PD

10/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Dy shpejtësitë tragjike të PD
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frrok Çupi

Mbrëmë në mesnatë, Partia Demokratike mbërriti në pikën e ‘vlimit’; ishte momenti më i fundit kur brenda në trupin e ethshëm u përplasën shpejtësia e ulët dhe nxitimi, ballë përballë. Nxitimi për të plotësuar sa më shpejt listat për deputetët e ardhshëm- dhe ndërkohë- vonesa në dërgimin e emrave në KQZ.

Si në një akt mortor, kur brenda familjes disa rendin për të kapur orën e shpallur; ndërsa të tjerë tentojnë ta mbajnë ‘edhe pak, edhe pak’ njeriun që nuk do të jetë më.

Partia Demokratike i dërgoi listat e kandidatëve 7 minuta pas orës 12.00 të natës. Në një akt kaq të fundit, brenda shtatë minutave, u shfaq gjithë tragjedia e dy shpejtësive brenda në Partinë Demokratike.

Cila ishte shpejtësia e lartë?

Kryetari legal i PD, Basha, prej kohësh ka hapur një derë të pasme në seli nga ku hyn e del për t’u fshehur jo vetëm nga gazetarët. Mbrëmë e përdori ‘tunelin’ ndërkohë që udhëheqësi i tij, Berisha, kishte humbur vigjilencën duke u ngulur në një ekran televizioni në tentativë për fshehur të vërtetën mbi listat. Në këtë copë kohe ndodhi shumëçka: U hoqën disa emra të lidhur ngushtë me Berishën dhe aktet e tij; u sajuan disa të rinj, njërin prej tyre as e kishin njoftuar se po e vinin në listë; u paketuan kandidatët dhe u dërguan në KQZ. Kush nxitonte kundër kujt.

Në nxitim e sipër disa u lanë pa emër babai, ose pa ditëlindje, ose pa gjini…. Atëherë kthimi pas për në seli!- Ja kjo ishte vonesa ose ulja e shpejtësisë. Mëngjesi u hap i mugët për PD. Kush mund t’i besojë kësaj qenieje që edhe ditën e fundit nuk di ku ka emrin, ku ka byzylykët, ku ka rimelin dhe me cilin do të martohet. PD kishte tetë vjet në opozitë, 3 vjet malit jashtë Parlamentit, 30 vjet në luftë me të vetët.., dhe më në fund prapë me vonesë.

Dy shpejtësitë kanë qenë tragjike për vetë PD-në dhe për fatet e vendit gjatë tre dekadave.

Shpejtësia e fillimit për të fshirë veprën ‘socialiste’.

Kjo nisi menjëherë sa nisi kompozimi i Partisë Demokratike, në vitin 1991. Objektivi i parë i saj ishte eliminimi i veprave industriale, i fermave, i vreshtave, i ndërmarrjeve, i fabrikave…, gjithçka duhej fshirë. Nisi mbi gjithçka ishte ndërtuar gjatë pesë dekadave në vend, mbi 5000 vepra; ose u dogjën, ose u. Aktet e dhunës u mbështollën me një zarf ideologjik: ‘Të mos lihet më këmbë asgjë nga Partia e Punës’. Udhëtimi i llahtarshëm i rrënimit të ekonomisë vazhdoi me të njëjtën shpejtësi edhe në fushën e ligjeve: U ngrit Universiteti Juridik i Plepave me 6 muaj, u përpilua ligji 7501 që fundosi pronën e shqiptarëve edhe për dhjetë shekuj të tjerë.

Ja kështu nisi: Shpejt dhe ngadalë.

Shpejtësia e ‘kapitalizmit shqiptar’.

Edhe kjo ‘makinë’ i ndezi motorët në mars, por në marsin e vitit 1993. Një grua me emrin ‘Sude’ ngriti kompaninë e parë të mashtrimit financiar me moton ‘më jep dy lekë, të të kthej gjashtë’. Presidenti i Republikës inauguroi aktin ‘kapitalist’ në një mbrëmje Gala me ambasadorë e personalitete në hotel Dajti, duke e shpallur këtë si ‘kapitalizmi shqiptar’. Pas kësaj rendën disa të tjerë dhe ndërtuan skemën piramidale mashtruese ‘Ponzi’. Gjithçka u krye më një shpejtësi marramendëse: Shteti vetë lau paratë e grumbulluara në kontrabandë, individët shitën shtëpitë dhe i sollën në ferr, birra e gosti pa fund… Derisa vendi ra në gropën më të thellë, 1997. Aty PD kreu aktin e luftës së armatosur kundër popullit dhe aktin monstruoz të armatosjes së gjysmës së popullsisë kundër gjysmës tjetër. Këtu ndali ora e njeriut.

3.

Shpejtësia për mbledhur gjithë qilimin e pushtetit.

Objekti ‘qilim’ më erdhi në kujtesë nga akti i ish presidentit Berisha që kur doli nga Presidenca mori me vete edhe qilimin e zyrës. Por Partia Demokratike është e vetmja gjë që nuk bëhet më-siç thonë disa dashamirës naiv ‘ta ribëjmë PD-në’ siç mund të ri thuret një qilim. Vetë PD nxiton kur ka si qëllim të bëjë ndonjë të keqe për vendin; dhe ndalon shpejtësinë në kohën kur vendit i duhet shpejtësi. U shpejtua për në Konferencën Islamike në vitin 1992, por i vuri shulin derës së OSBE dhe Amerikës.

U nxitua për të dalë sa më shpejt nga Parlamenti në vitin 2019, por vuri gjithë pengesat kundër Reformës në Drejtësi dhe Amerikës. Dhjetë vjet më parë, në vitin 2009, PD u nxitua që të merrte zvarrë popullin e vet drejt qendrave të votimit në favor të 17 kullave që po ngriheshin nga dhëndëri i ish- kryeministrit në kompleksin Partizani me 150 milionë euro përfitim…Po të mos fitonte PD, kullat nuk bëheshin…. Pasi u mor malli, aty u ndal shpejtësia: U shkarkuan gjeneralët, u shty presidenti i vjetër, u kap presidenti i ri, u firmosën letrat, u krye krimi…, ja kjo ishte shpejtësia. Në gjithë jetën PD ka punuar për mirëqenien e liderit…

Herën e fundit, dmth., mbrëmë në mesnatë, ishin të gjithë të paqartë mbi shpejtësitë, secili për vete.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In