• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DW publikon deklaratën e Michael Roth: Gjermania po angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

08/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
DW publikon deklaratën e Michael Roth: Gjermania po angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne (Gjermania) si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë të gjitha që janë në mundësinë tonë që mundësisht sa më shpejt, të arrijmë unitet për organizimin e konferencave ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut, e pas plotësimit të pak kushteve të mbetura, edhe me Shqipërinë”.

Kështu u shpreh të martën (08.12) në Bruksel ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili merr pjesë në këshillimet përgatitore të samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Roth nënvizoi se çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e kjo do të cënonte në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë”. “Këtë duhet ta dinë të gjithë”, theksoi ai.

Brexiti

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se do të ishte mirë të arrihet një marrëveshje me Londrën për një Brexit me marrëveshje. “Ne duam një marrëveshje, po jo marrëveshje pavarësisht se cili do të ishte çmimi i saj”, theksoi Roth, para konsultimeve me homologët e tij në Bruksel, rreth kësaj çështjeje.

Roth konfirmoi se në ditët në vijim në Bruksel për negociata do të jetë edhe kryeministri britanik Boris Johnson, i cili të hënën në darkë ka pasur një telefonatë 90-minutëshe me komisioneren e BE Ursula von der Leyen. Bëhet e ditur se negociatori i BE, Michel Barnier, e ka informuar Parlamentin Evropian se negociatat me Britaninë e Madhe do të zgjasin deri të mërkurën, por jo më gjatë.

Nëse në ditët në vijim nuk ka ndonjë marrëveshje, atëherë në vitin 2021 mund të ketë një dalje të Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje.

Siguria e demokracisë

Michael Roth tha se me kolegët e tij në Bruksel ka biseduar edhe për sigurinë e demokracisë në Evropë. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte “mbrojtja nga sulmet nga jashtë, në radhë të parë sa i përket lirisë së mediave”.

“Ne duhet të jemi të shumë të vendosur dhe të veprojmë së bashku kundër dezinformimit”, theksoi Roth duke shtuar se Komisioni i BE ka punuar së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga të gjitha vendet, pra edhe nga Gjermania, për hapat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. “Ky është një hap shumë i mirë, sepse ne të gjithë duhet të dërgojmë një sinjal shumë të qartë ndaj armiqve të demokracisë në Evropë”, nënvizoi Roth.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In