• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DW: Në Shqipëri merr fund shtetrrethimi prej 60 orësh! Ja çfarë thotë mjeku Pëllumb Pipero për fazën e dytë të epidemisë

04/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
DW: Në Shqipëri merr fund shtetrrethimi prej 60 orësh! Ja çfarë thotë mjeku Pëllumb Pipero për fazën e dytë të epidemisë
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 6 fundjavësh në shtetrrethim total 60 orësh, kjo është fundjava e parë me liri-dalje prej disa disa orësh. Fashat e orarit të liridaljes nga karantina e detyruar janë të ndryshme për pensionistët dhe qytetarët e tjerë, për të shmangur infektimin e mundshëm të të moshuarve, shtresës më vulnerabël të popullsisë ndaj infektimit me COVID-19.

Por të dielën, ( 3.05.2020) rikthehet shterrethimi total deri të hënën në orën 05.30 teë mëngjesit.
Shqipëria vazhdon të jetë në fazën e dytë të epidemisë corona ku do ditë shfaqen raste të reja, Gjatë javës së parë të kësaj faze, që përfundon këtë fundjavë, janë shtuar edhe 3 viktima të tjera.

Autoritetet e shëndetësisë thanë për DW sot, e shtunë (2.05) se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 7 raste të reja të infektuarisht duke e rritur numrin e tyre në nivel kombëtar në 789 nga të cilët 519 janë shëruar. Numri i pacientëve aktivë është 239, i të shtruarve 31, nga të cilët 7 janë në terapi intensive. Epidemia Corona ka shkaktuar deri tani 31 viktima, nga të cilat 3 brenda kësaj jave. Shtrirja gjeografike e infektimit ështe rritur duke arritur në 21 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria.

Tirana vazhdon të mbetet epiqendra e infektimit me 90 raste, e ndjekur nga Kruja me 89, Kurbini me 24 dhe Shkodra. Fasoneritë në Kurbin, Krujë dhe Shkodër i shndrruan këto 3 bashki në dy javët e fundit në vatra infektimi që po monitorohen dhe kontrollohen tanimë rreptësisht.

Ulje e qëndrueshme në fazën e dytë

Mjeku infeksionit, Prof. Pëllumb Pipero tha sot për DW se për pandeminë COVID-19 nuk mund të bëhen parashikime. “Kemi të vëjmë me një virus të ri, nuk kemi ende të dhëna të mjaftueshme për të. Por mund të them se deri tani epidemia në Shqipëri ka ecur me një tendencë të qëndrueshme, ulje rastesh të reja si në aspektin epidemiologjik, pra më pak raste të konfirmuara pozitive, ashtu edhe në atë klinik, më pak raste të shtruara në spital. Shtimi i viktimave tregon se jemi ende nën efektin e pandemisë. Sëmundja që shkakton COVID-19 është e rëndë sidomos në pacientë të moshuar, me sëmundje kronike bashkë shoqëruese. Ndërkohë, duhet të vë në dukje, se në këtë fazë të dytë të epidemisë nuk kemi asnjë mjek apo infermier të infektuar,” thekson për DW, Dr. Pëllumb Pipero.

Distancimi fizik- ky për shmangien e infektimit

Lehtësimi i shtetrrethimit këtë fundjavë me mot të keq dhe shira, ka nxjerrë nga banesat të moshuar, të rinj e të reja dhe qytetarë në orët e lejuara. Pas më shumë se 50 ditësh besimtarët katolikë kanë patur sot mundësi të shkojnë në Katedralen e tyre të Shën Palit në Tiranë, për të ndjekur ceremoninë fetare të fundjavës. Lehtësimi i masave ka lënë të pandryshuara dënimet e ashpra për shkelësit e orareve të caktura të liri-daljeve. Mesazhi i pandryshuar edhe në këtë fazë të dytë të epidemisë mbetet ruajtja e distancimit social, vendosja e maskave dhe zbatimi strikt i masave higjenike.

Zgjerim i bizneseve që rifillojnë aktivitetin ekonomiko-tregtar

Java që vjen do të rrisë numrin e bizneseve që rifillojnë aktivitetin e tyre sipas një plani të përcaktuar nga qeveria në bazë të konsultimeve me ekspertë të shëndetësisë dhe nivelit të riskut për infektim mga corona. Kryeminisri Rama, theksoi se “ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht”.

Fjala është për hapjen e shërbimeve në javët që vijnë, i bareve dhe restoranteve vetëm në mjediset e tyre të jashtme deri në orën 17.30. Jeta publike, aktivitetet kulturore dhe artistike do të vijojnë të mbeten të ngrira.

Share261Tweet158


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In