• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dosja e “21 Janarit” nxjerr nga strofulla Berishën! Kërcënon amerikanët me qëndresë dhe akuzon Lulzim Bashën për zgjedhjet në PD

28/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Dosja e “21 Janarit” nxjerr nga strofulla Berishën! Kërcënon amerikanët me qëndresë dhe akuzon Lulzim Bashën për zgjedhjet në PD
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shpallja “non grata” nga SHBA dhe hapja e dosjes së “2 Janarit” ka alarmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Teksa dje paradite u bë me dije se Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rinisë hetimet për vrasjen e Hekuran Dedës dhe të Aleks Nikës më “21 Janar”, në mbrëmje Berisha doli në një studio televizive ku dha një sërë mesazhesh.

Së pari ai e bëri të qartë se do të rikthehet fuqishëm në politikë në Parlamentin e ri. Edhe pse ka shumë që thonë se ai duhet të largohet, Berisha dje e ka bërë të qartë se do të jetë shumë më aktiv, duke i çuar dhe një mesazh të koduar Lulzim Bashës. “Është menduar se kjo goditje (vendimi i DASH) do të më dobësojë në një kohë që ka efekt të kundërt te unë. Nuk jam më ai që kam qenë tani e në vijim. Të ketë të qartë çdo njeri. I kam vënë vetes disa korniza, por tani do rikthehem, me shëndet sa më të plotë”, deklaroi Berisha.

Pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ka nisur dhe hapja e dosjeve të bujshme, Berisha u pyet dje si për Gërdecin ashtu edhe për vrasjet e 21 Janarit. Ai deklaroi se nuk ka lidhje me to. Por pavarësisht këtij qëndrimi, kërcënimet me rikthim në politikë duket se shqetësojnë ish-kryeministrin. “Unë s’kam asnjë lidhje me hapjen çështjeve të Gërdecit dhe 21 janarit. Kur unë thoja se nuk kam pasur asnjë informacion për gjendjen. Ka pasur ndonjë gazetar që thoshte të kundërtën, por nuk kam pasur.

Thonë se kam fshehur një dokument, por është një gënjeshtër e turpshme. Akuza e Ina Ramës për Gërdecin është vrasje me dashje. Natyrisht që gjykatësi e shndërroi në vrasje pa dashje dhe janë dënuar 40 persona. Nuk i njoh vetës asnjë imunitet dhe parashkrim, ta harrojnë se ka imunitet Sali Berisha. E gjithë kjo tymnajë përtyp plehun e vjetër”, tha ai.

Krisje me Bashën

Në intervistën e dhënë për gazetarin Alfred Lela në “Ora Neës”, Berisha dha sinjale se ka dhe krisje me Lulzim Bashën. Dje ish-presidenti Nishani deklaroi se Basha e dinte që Berisha do shpallej “non grata” dhe prandaj afroi datën e zgjedhjeve. Por i pyetur për këtë gjë Berisha tha: “Ato që thotë Nishani, për të cilin kam respekt si bashkëpunëtor, përveç fjalëve në ajër nuk kam të dhëna konkrete.

Lulzim Basha nuk ka ndikuar në këtë proces nuk e besoj. Ai shpalli fushatën zgjedhore. Unë kam pasur një ligj, që kjo situatë më bën që të heq dorë, sepse nuk jam ai që kam qenë. Unë do të isha shprehur më parë”. Por ai e tha hapur se nuk e ka mbështetur afirmim e datës së zgjedhjeve duke i dërguar mesazh Bashës. Berisha u shpreh se PD duhej të merrej me faktimin e shkeljeve në zgjedhje.

“Unë kam mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra më kryesore për mua absolute ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Po ashtu edhe një analizë serioze të PD-së. Një vendim që e votoi këshilli kombëtarë, edhe ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, unë vendosa që të hesht se ishte një vendim unanim”, tha ai.

Blloku 700 mijë euro, Berisha sërish në krah të Metës

Por duke qenë se DASH flet se Berisha mbrojti aleatët, ai u pyet edhe nëse e mbrojti Metën nga afera 700 mijë euro. Ai sërish doli në krah të presidentit. “Shteti funksionon me rregulla dhe ligje. A hoqi dorë Ilir Meta nga imuniteti, dha dorëheqjen. Prokurorin nuk ua bëj atyre. Kush ishte prokuror? A ishte Ina Rama. Kush i kishte emëruar gjykatësit? A ju hoq Saimir Tahirit imuniteti? Fillimisht u bllokua hetimi.

Ilir Metës ju hoq imuniteti. Nëse gjykojmë shtetarisht këto janë faktet. Unë prokurorin Ilir Metës nuk ja bëja. Ekspertiza që bëri prokuroria në Londër ishte gjëja më qesharake dhe ndihma më e madhe që ju bë Ilir Metës. Ekspertiza thoshte në figurë janë këto dy persona por zërit nuk ja bëjmë dot ekspertizën. Ilir Meta e mori dhe e çoi në institutin kryesor të Italisë dhe i solli raportin prokurorisë që ka 29 prerje dhe ngjitje”, tha ai. / NGA ALEKSANDRA HOXHAJ

Share206Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In