• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Doktori vrau njerëz”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e errëta dhe zbulon çfarë fshihet pas SKANDALIT të pagave: Presidenti hyri në zyrë si një ‘kalë prej druri’! Është vjedhur aq pasuri sa…

29/12/2021
in Aktualitet
A A
“Doktori vrau njerëz”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e errëta dhe zbulon çfarë fshihet pas SKANDALIT të pagave: Presidenti hyri në zyrë si një ‘kalë prej druri’! Është vjedhur aq pasuri sa…
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Frrok Çupi ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të mijëra shqiptarëve. Sipas Çupit, ky skandal iu hoqi maskat të gjithëve dhe mbas tij mund të fshihet edhe drejtësia shqiptare e cila po paralajmëron se po fillon të veprojë.

Komenti i plotë:

Thjesht ranë maskat, priten veshjet

Njeriu që zgjati dorën dhe shpoi ‘thesin’ me pagat, më duket se bëri një punë arti. Ka ndodhur javën e kaluar dhe ‘alarmi’ ka marrë dhènë. Këta e quajtën punë ‘skandali’ pa e menduar më gjatë. As ai, apo ata, që kryen aktin e ‘rrjedhjes’ së sekreteve, nuk besoj se kanë besuar se po bëjnë ‘art’; por ja që kështu ndodhi.

Si në një lojë arti me maska, kur aktori Tom Cruise në filmin ‘Eye Wide Shut’, lëvizte lirshëm në sallën e mbushur me njerëz krejt të zhveshur por me maska në fytyrë. Qe një moment kur lojtari i madh i filmit ‘se ku la maskën e fytyrës’, por ç’rëndësi kishte(!) përderisa në trup kishte veshje. Erdhi çasti kur rojet i kërkojnë të zhveshë rrobat.

Kjo ishte tragjike!

Kur kishin maska, bëhej edhe pa veshje; por teksa ka rënë maska, çfarë tmerri t’i vijë radha veshjes?!… Filmi i regjisorit të famshëm Stanley Kubrick, ka më shumë se dy dekada që transmeton mesazhin e lakuriqësisë pas rënies së maskave. Puna e kryer nga dora që hapi thesin e pagave sekrete, edhe pse aq e thjeshtë, por patjetër që është një ‘art’ me maska.

Një pjesë e madhe njerëzish u tronditën se ‘ky është një skandal’. Po, një ‘skandal’ mund të quhet, të paktën sipas moshës shumë të re të demokracisë sonë, dhe gjithashtu sipas ‘totalitarizmit’ që mban brenda zhavorri i demokracisë sonë. Por pa ‘skandale’, vallë si ta korrigjojmë ‘demokracinë’. Në manualet e famshme mbi Demokracinë, teoricienë të shtetit e kanë konsideruar skandalin një ‘qen roje të demokracisë’. Në shoqëritë totalitare nuk ka asnjë skandal; aty banesat janë pa perde dhe pa gardhe, divanet dhe sobat janë njësoj të gjitha, rrogat janë të barabarta, shtëpia jote nuk të përket ty…

S’ka asnjë maskë.

Skandali i hapjes së thesit nxori në shesh jetesën e lartë dhe jetesën e ulët. Jo thjesht ‘pagat’, por zotësinë e dikujt për t’u zhytur në lëmin e pasurisë së kombit dhe pazotësinë e të tjerëve për të marrë aty bukën e fëmijëve. Edhe në këtë rast ka një ‘qen roje’, por ky ruan te dera e sekretit të rrogave në favor të ‘të shkathëtëve’. Me rrjedhjen ‘skandaloze’, e fshehta doli në dritë të diellit.

Kjo maskë ka rënë.

Kush e hodhi poshtë maskën e parë të shoqërisë sonë? Të gjithë po e kërkojnë e nuk po e gjejnë; as ka për t’u gjetur ndonjëherë. E ç’e se e gjetët; do ta bëni hero? As këtë nuk e bëni dot kurrë; të paktën derisa në sallën mondane atyre njerëzve t’u hiqen edhe rrobat. Kjo mund të vijë pas ‘skandalit të parë’. Deri tani nuk kishte ndodhur, vetë shteti dhe enturazhi i tij, ndodheshin prapa maskave:

Doktori vrau njerëz; njeriu ‘i ndershëm’ vodhi pasurinë e publikut; demokracia u kthye në një komunizëm më të egër; pronën e pronarit e mori një ‘ufo’; patrioti ditën thërriste për kombin por natën furnizonte me energji kasapin e kombit- Milloshevicin ose Mlladicin; presidenti hyri në zyrë si një ‘kalë prej druri’ i mbushur me militantët kundër shtetit; persekutorët u fshehën si moralistë; prapa vjedhjes së fëlliqtë qëndron një njeri me kravatë; tenderin e fitoi një njeri që nuk duket; vrasjen kush e bëri e kush e pagoi? Deri te kreu i shtetit shkon hija… Të gjitha rrinë pas murit të hekurt.

Kjo u zbulua pas maskës së parë. Prandaj na lind e drejta të hamendësojmë se ‘cili i zbuloi pagat?’. Mund të jetë një njeri kureshtar i thjeshtë që i ranë në dorë ‘datat’ dhe këtë e bëri si lojë fëmijësh; mund të jenë partnerët tanë që u lodhën duke e parë popullin të fshehur pas maskave të ‘engjëjve’; mund të jetë vetë drejtësia që po përgatit hapjen e perdeve dhe të maskave të djajve…

Pas maskave, sigurisht, është radha e veshjeve.

Kjo e ka tmerruar ‘sallën mondane’ ku luhet arti me maska, si i Tom Cruise. Do të shikojmë se sot pa shohim pako gjë reale. E gjitha është ‘alias’. Kurrë nuk kemi pyetur nga vjen lideri ynë…

Ish presidenti i Republikës dhe ish- kryeministër…, kurrë nuk ka zbuluar cila ishte origjina e tij; a ishte praktikant i krishterë apo mysliman; a kishte rrahur apo vrarë njeri; a kishte marrë në qafë njerëz gjatë diktaturës; pse dha urdhër për të shkatërruar ekonominë që në vitin 1990; po gjatë postit të lartë a kishte dhënë urdhër për të vrarë në popull; sa human e njihte veten?…

As presidentin që kemi nuk e njeh njeri cili është; as gjyshin, as fisin, as arsimin e tij, as sa të gjatë e ka vegjetacionin e trurit; as shijet e artit; as marrëdhënien me mafiozët…

Flitet se në këtë vend është vjedhur aq pasuri e publikut saqë mbulon njëzet herë këtë pasuri që kemi…, po ku ndodhet tani?, a do të vihen në pranga vjedhësit?, a do të kthehet pasuria?, kur do të kthehet?…

Prandaj ata u alarmuan shumë për ‘skandalin e parë’ që hoqi maskat.

Tani pritet të dalin lakuriq.

Share209Tweet131
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In