• Kontakt
Monday, January 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Djali i gjyqtarit të dikataturës nga PD “nxjerrë pamjet” e k.anabisit të mbjellë nga veriu në jug! Reagon ashpër policia, nxjerr “zbuluar” Çlirim Gjatën

18/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Djali i gjyqtarit të dikataturës nga PD “nxjerrë pamjet” e k.anabisit të mbjellë nga veriu në jug! Reagon ashpër policia, nxjerr “zbuluar” Çlirim Gjatën
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit i është përgjigjur denoncimit të Partisë Demokratike, e cila ditën e sotme publikoi disa foto nga zona të ndryshme të Shqipërisë, ku shiheshin parcela të mbjella me kanabis.

Sa u përket imazheve të nxjerra nga Çlirim Gjata, zyra e shtypit e Policisë së Shtetit thekson se një prej fotove, që sipas PD-së është shkrepur në Vlorë, është pikërisht rasti në Dibër që u konstatua dhe u ekzekutua sot, ndërsa fotoja tjetër është e vitit 2016.

“Policia e Shtetit shpreh keqardhje për deklaratën e PD-së lidhur me situatën e parandalimit e luftën kundër kultivimit të kanabisit. Çdo rast i tentativës për kultivim që është konstatuar është goditur dhe personat përgjegjës janë dërguar para drejtësisë. Rasti më i fundit ishte në Zall Dardhë të Dibrës, ku u procedua penalisht kryetari i Njësisë Administrative, kryeplaku i fshatit dhe u shpallën në kërkim 3 autorë të dyshuar.

Foton e këtij rasti PD e serviri për publikun si rast në qarkun e Vlorës, ndërsa një foto tjetër si rast në Kukës, e cila në fakt daton disa vite më parë (viti 2016) Lufta kundër parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabist po ashpërsohet përditë e më shumë nga strukturat e Policisë së Shtetit, luftë kjo e nisur që prej fillimit të vitit me masat parandaluese, sensibilizuese dhe vijon me masat goditëse, jo vetëm ndaj atyre që tentojnë të kultivojnë apo të trafikojnë kanabisin, por edhe ndaj zyrtarëve, të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësi.

Çdo ditë, mbi 125 grupe kontrolli, 30 dronë dhe helikopteri i Policisë po ushtrojnë kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin. Falë bashkëpunimit me partnerët vijon monitorimi nga ajri me avion special nga Guardia di Finanza.

Dhjetëra zyrtarë lokalë e të administratës, që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të bashkëpunuar me Policinë për parandalimin e kultivimit të kanabisit, janë proceduar dhe arrestuar, sikundër jo të pakta janë rastet kur punonjës policie i janë nështruar hetimit disiplinor apo procedimit penal.

Janë dhjetëra persona të arrestuar e proceduar si autorë e përkrahës të krimit në tentativën për të kultivuar apo trafikuar kanabis dhe të gjitha këto tregojnë se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për ta luftuar deri në fund këtë veprimtari kriminale. Është demotivuese për forcat e Policisë e në dëm të interesave të vendit, sulmi që po bën PD ndaj punës së Policisë së Shtetit. Ky angazhim është vlerësuar dhe përkrahur nga partnerët, të vendosur përditë krah tyre në operacione të përbashkëta.

Policia e Shtetit do të vijojë luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në përgjithësi dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo Komisariatin Dixhital, duke garantuar anonimat, reagim të shpejtë, profesional e të panashëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share214Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In