• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deti “që bashkon dhe ndan Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë

09/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Deti “që bashkon dhe ndan Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pothuajse njëkohësisht me vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë, që pasoi atë që ai zhvilloi në kryeqytetin e Turqisë, projektligji për zgjerimin zonës detare të detit Jon ka arritur tashmë në parlamentin grek. Dhe deri më 19 janar pritet që ky projekt-ligj të kthehet në ligj.

Projektligji i referohet rajonit detar në zonën veriore të periferisë së ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro, duke përfshirë brigjet tokësore, ishujt dhe daljet e shkëmbinjtë e territorit grek. Por pavarësisht këtyre takimeve ende nuk është bërë e qartë nëse ndarja e detit ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë do të zgjidhet me marrëveshje dypalëshe apo do të çohet për zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës apo atë të detit të Hamburgut.

Sidoqoftë puna ka disa shembuj dhe praktika në botë që mund ta ndihmojnë qeverinë shqiptare ta zgjidhë si duhet çështjen e ndarjes së kufirit detar me Greqinë në të dyja rastet, siç ka edhe ligje ndërkombëtare që bëjnë pjesë në arsenalin juridik të Kombeve të Bashkuara përsa i takon pretendimeve të shteteve mbi të drejtat e tyre detare.

Më i njohuri nga këto është protokolli ose siç njihet ndryshe Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën në det. Kjo konventë u nënshkrua më 10 dhjetor 1982 në Montego Bay të Xhamajkës dhe përbën bazën e zgjidhjeve të mosmarrëveshje detare midis vendeve të ndryshme.

Konventa e mësipërme ka meritën se i vë pikat mbi “i” ndaj disa çështjeve të mprehta dhe konfliktuale që kanë ngjarë ndërmjet vendeve të ndryshme të globit gjatë gjithë shekullit të 20-të. Dhe pikërisht për të shmangur përplasjet e interesave ekonomike që mund të çonin edhe në një përplasje ushtarake, Organizata e Kombeve të Bashkuara, mbështetur në Konventën e Montego Bay ngriti edhe një Gjykatë të posaçme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, e njohur si Gjykata e Hamburgut, institucion i cili është më i specializuar se Gjykata e Hagës që të shqyrtojë mosmarrëveshjet detare ndërmjet shteteve.

Në këtë konventë janë sqaruar dhe përcaktuar të drejtat kufitare në det të të gjitha shteteve bregdetare. Siç janë psh përcaktimi i kuptimit “ ujërat territoriale”, ato “të zonës së veçantë ekonomike” si dhe të “platformës kontinentale”. Vend i veçantë në këtë protokoll i kushtohet parimeve themelore të shfrytëzimit të burimeve detare, në të cilat përfshihen qëniet e gjalla si rezervat në peshq apo burimet mbi dhe nëntokësore si nafta, gazi etj.

Është interesant të vërehet se bisedimet përgjetë muajit dhjetor ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian pas BREXI-tit për pak u hodhën në erë pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi zonat e peshkimit ndërmjet Francës, Belgjikës, Hollandës dhe Danimarkës nga njëra anë dhe Britanisë së Madhe nga ana tjetër.

Dhe kompromisi i përkohshëm u arrit në sekondën e fundit pas negociatave tepër të gjata dhe të lodhshme. Duhet ditur po ashtu se të gjitha këto vende si anëtare të Bashkimit Europian e kishin ratifikuar konventën e detit që në vitin 1998. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Peruja, Izraeli, Sirija, Turqia, Venezuela dhe Eritreja.

Me ujëra territoriale detare sipas kësaj konvente kuptohet gjatësia dhe gjërësia e detit që shtrihet gjatë bregdetit shtetëror. Gjërësia maksimale është caktuar 12 milje detare ose 22 224 metra. Konkretisht kjo do të thotë që ujërat territorial të Shqipërisë nga Buna deri pranë Sarandës shkojnë deri në 12 milje detare.

Njëkohësisht Konventa thekson se në raste kur një gji deti ndërmjet dy vendeve është më i ngushtë se 24 milje detare, kufiri detar ndahet në vijë të barabartë. Siç është rasti i ngushticës detare ndërmjet Korfuzit dhe Sarandës. Deri këtu protokolli i Montego Bay-it nuk lë vend për mëdyshje apo diskutime. Problemi komplikohet kur vjen fjala te ishujt e vegjël apo të pabanuar. Siç po ngjan në përplasjen ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

Ekspertët dhe juristët e huaj marrin si shembull rastin e ishullit grek të Kostelorizos. Ky ishull me sipërfaqe 9 kilometra katror dhe me vetëm 200 banorë gjendet 2 kilometra pranë bregdetit turk dhe 120 kilometra pranë ishullit më të afêrt të Rhodosit. Dhe më shumë se 500 kilometra larg brigjeve kontinentale të shtetit grek.

Sipas Didier Billion, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike në Paris në rast se e “drejta ndërkombëtare mbi detin” do të zbatohej mekanikisht deti Egje do të kthehej praktikisht në një “liqen grek”, për shkak të pranisë së shumtë të ishujve grekë në këtë zonë! Duke pasur parasysh këtë konfiguracion gjeografik pretendimet e Turqisë nuk janë krejtësisht të pabaza, – nënvizon profesori francez i të drejtës ndërkombëtare.

Por pavarësisht pretendimeve respektive greke apo turke qeveria shqiptare mund të mbështetet në zgjidhjen e drejtë të ndarjes së zonës detare me Athinën në shembujt dhe praktikën ndërkombëtare. Sipas kësaj praktike ishujt e një vendi që ndodhen pranë brigjeve tokësore të një shteti tjetër nuk mund të merren për bazë në përcaktimin e kufijve detarë. Është bregdeti i shtetit që ka përparësi ndaj atij të ishullit, – shprehen juristët ndërkombëtarë.

Dhe ata marrin si shembull rastet e ishujve Saint Pierre et Miquelon, të cilët përfshihen në zonën eskluzive ZEE kanadeze, pavarësisht se i takojnë Francës. Apo rastin e ishujve anglo normandë që përfshihen në zonën eskluzive franceze ZEE pavarësisht se njihen si ishuj nën sovranitetin britanik. Dhe shëmbuj të tillë ka plot.

Përgatitur për “TemA” nga Viron Gjymshana

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In