• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deri në 50 mijë dollarë grant nëse rindërtoni shtëpinë e vjetër”! Rama: Aplikimet nisin në janar

14/12/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Deri në 50 mijë dollarë grant nëse rindërtoni shtëpinë e vjetër”! Rama: Aplikimet nisin në janar
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në janar të vitit 2021 qeveria do të hapë aplikimet për të familjet që kanë një banesë të vjetër dhe duan ta kthejnë atë në një biznes atraktiv në fushën e turizmit.

Kryeministri Edi Rama tha nga Kalaja e Beratit se mbështetja do të nisë nga 10 mijë dollarë për restaurime të pjesshme si rregullimi i çatisë apo pjesëve të tjera të godinës dhe deri në 50 mijë dollarë për transformim rrënjësor të saj.

“Dua t’i përgëzoj sinqerisht pronarët dhe investitorët e këtij mjedisi i cili sot është transformuar në një mjedis shembull rijetëzimi. U bëj një apel të gjithë familjarëve që kanë shtëpi të tilla që tanimë me bonusin e rijetëzimit, ne jemi në krah me dy instrumente mbështetje. Një për restaurimin dhe konsolidimin.

Do të japim deri në 10 mijë dollarë mbështetje dhe për instrumentin e dytë, për ata që duan të futen në një plan transformimi deri në 50 mijë dollarë.

Është instrument që është marrë nga modeli i BE ku shteti jep një pjesë të parave, jo kredi por dhuratë bazuar në një angazhim të subjekteve nga ana e tyre që duhet të prezantojnë një projekt dhe duhet të vendosin edhe ata një shumë parash.

Besoj shumë se në kushtet kur e kemi zeruar taksën për biznesin e vogël, ky bonus do i japë një mundësi familjeve të angazhohen në biznes dhe të përfitojnë nga trashëgimia e tyre të ardhura që në të gjitha rastet janë më të larta se rrogat e shtetit.

Në këtë mënyrë hapen edhe vende pune si dhe nxitet ekonomia. Do të kemi më shumë turistë sepse do të kemi kapacitet mbajtës. Kjo ndodh me disa ndërhyrje të rëndësishme që po bëhen në Berat dhe Gjirokastër. Pas vitit të ri do të kemi kantieret që do ta transformojnë sheshin e makinave në krah të sheshit kryesor”, tha Rama.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se kjo nismë nuk do të mbështesë vetëm hapjen e restoranteve apo hoteleve për shmangur konkurrencën e pandershme por edhe biznese në fushën e artit dhe zejeve.

“Shteti do i gjendet pranë me një skemë granti. Ne kemi filluar të ngremë disa projekte për të parë se çfarë impakti mund të ketë në komunitete. Bonussi do jetë në dy mënyra. Ai për restaurim si problemi me çatinë apo rregullime të tjera. Do jetë gjithmonë bashkëfinancim mes shtetit dhe privatit. Do mbështesim gjithmonë e më tepë artizanatin për artin dhe zejet.

Nuk duam të kemi vetëm hotele apo vetëm restorante sepse kjo nuk do krijonte konkurrencë të ndershme. Do të ecim me shërbimin në platformën online. Duam të aplikoni me dokumentacionin e duhur nga certifikata e pronësisë. Në institutin e trashëgimisë do të dorëzojmë projektet”, tha ajo.

Share212Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In