Deputeti Halit Valteri i ftuar në “Arena” ka paralajmëruar grevë urie dhe bllokim Kuvendi ditën që do të votohet marrëveshja e arritur në Këshillin Politik.
“Të gjithë ata që e duan ndryshimin e këtij sistemi, grupi ynë demokrat dhe tre grupet e opozitës, nuk po them ata 6 të pavarurit që kanë dalë, por po them që ditën që do të votohet kjo marrëveshje e shkruar në anglisht, do të futemi në greve urie dhe nuk do ta lejojmë që ta votojnë, do të bllokohet parlamenti”, shprehet Valteri.
“Përsa kohë nuk kemi pritshmëri nga Rama, nuk ndjehemi as të tradhëtuar as të dashuruar. Por për herë të parë pazari i firmosur në anglisht, që çdo herë e kemi parë në shqip, u pa një kontratë në anglisht, i noterizuar nga 3 kancelarët e vendeve më të fuqishme që kanë ndikim në Shqipëri, u bë për t’i thënë opozitës jashtë parlamentare, që gjithë vrulli që keni marrë, lufta që keni bërë këto 7 vjet opozitë u tha që as nuk janë vjedhur vota, as nuk është bërë asgjë në kurriz të shqiptarëve, por hajde të shkojmë në zgjedhje dhe të futeni jashtë sistemi. Ajo letër bakalli e firmosur në anglisht nuk ka asnjë vlerë.”-tha deputeti.