• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

01/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Të vjen zor t’i thuash arabëve që s’kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin”! Rama: Meta bllokon projekte për qëllime politike
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Partisë Socialiste i janë përgjigjur “flakë për flakë” presidentit Ilir Meta, duke shpërthyer në akuza në adresë të tij.

Ditët e fundit presidenti Meta ka shtuar dozën e sulmeve, akuzave dhe kërcënimeve në adresë të qeverisë, ndërsa në shumë deklarata iu ka bërë thirrje qytetarëve që ka ardhur koha që të ngrihen dhe marrin në dorë fatet e vendit. Por një përgjigje për këto deklarata ka ardhur edhe nga deputetët e PS, të cilët i kanë bërë thirrje kreut të shtetit që të sillte si shtetar dhe jo si rrugaç.

Fillimisht ka qenë deputeti socialist, Bujar Çela, i cili dje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ka zbuluar edhe arsyet kryesore se përse kreu i shtetit ka dalë nga roli i tij, ndërkohë që ka paralajmëruar ditë të zeza për zotin Meta. Sipas tij, presidenti do jetë subjekt i SPAK dhe për këtë ai ka sjellë në kujtesën e qytetarëve shqiptarë kohën kur presidenti Meta doli në video për korrupsion, sikundër ishte ajo e publikuar nga ish-ministri Dritan Prifti që më pas shkaktoi edhe “21 Janarin”.

“Presidenti Ilir Meta bën mirë të përgatitet moralisht dhe shpirtërisht se po i ngushtohet laku dhe do të japë llogari për floririn e Kërrabës, për korrupsionin që doli në video me zë e figurë për 700 mijë euro, për tragjedinë e 21 Janarit ku u vranë 4 qytetarët të pafajshëm për shkak të Metës dhe Berishës. Kështu që këto kërcënime nuk na frikësojnë fare neve që i lëshon Meta, pasi presidenti është ai që do të përfundojë tek SPAK për zullumet që ka bërë.

Meta ka kohë që ka ikur nga mendorja dhe është i trembur që opozita e tij do të korrë një humbje spektakolare në 25 prill, andaj dhe ka nisur dhe të bëjë si trim. Pra, nuk dua të zgjatem dhe e kam thënë dhe po ripërsëris se e gjithë Shqipëria e di kush është Ilir Meta dhe përse ai është tërbuar, pasi SPAK është makth i tij. Ilir Meta nuk e meriton të jetë president i Shqipërisë”, deklaroi ai.

Meta të arrestohet nga SPAK

Më tej i ashpër në reagimin e tij, deputeti Çela i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë, madje ta arrestojë presidentin Ilir Meta, ndërsa theksoi se një nga akuzat që mund të ngrihen ndaj tij, janë tragjedia e “21 Janarit” dhe thirrjet për përmbysje të qeverisë me dhunë. “Unë u qëndroj atyre që kam thënë dhe mendoj se nëse nuk arrestohet presidenti Ilir Meta, SPAK, BKH dhe prokuroria ka rënë.

Ilir Meta duhet të arrestohet në flagrancë për thirrjet anti-kushtetuese që bën për përmbysjen e rendit me dhunë dhe gjuhën e shfrenuar politike. Këtë nuk e them si politikan, por e them në emër të mijëra qytetarëve që kërkojnë arrestimin e Metës që ka grabitur këtë popull dhe vrau 4 protestues të pafajshëm në 21 Janar. Ilir Meta i ka nxjerrë të ujin e zi vendit dhe nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, shkaku është mosarrestimi i Ilir Metës si Peshku i Madh. Kështu që unë inkurajoj, madje është një kushtrim që organet e drejtësisë të nisin hetimet për Metën”, nënvizoi Çela.

Meta i tmerruar nga reforma në drejtësi

Por një përgjigje për presidentin Ilir Meta e ka edhe deputetja e Partisë Socialiste, Artemis Malo. Kjo e fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zbuloi dje lojën dhe frikën që ka Ilir Meta, që sipas tij, është reforma në drejtësi, organet e reja të dala prej saj si SPAK e BKH dhe shkrirja e LSI. “Ilir Meta nuk e meriton të jetë President i Shqipërisë, pasi prej kohësh ka braktisur këtë detyrë për t’i ardhur në ndihmë LSI, në mënyrë që ta shpëtojë nga falimentimi.

Meta është kthyer në një vagabond që s’ia ka askush për borxh ta durojë. Por megjithatë, Meta ka frikë nga shkrirja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe e di shumë mirë që në 25 prill qytetarët shqiptarë do t’i japin atij dhe opozitës goditjen e radhës. Kështu që i ndodhur përpara kësaj situate po sulmon me një gjuhë që edhe rrugaçët e kanë zili.

Nga ana tjetër thirrjet e presidentit Meta për kaos dhe rrëzimin e qeverisë janë thirrje dëshpëruese që vijnë në një kohë kur reforma në drejtësi po avancon dhe SPAK dhe BKH janë bërë realitet. Por më shumë e shoh që Meta ndihet i frikësuar se afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do t’i japin goditjen finale partisë së tij Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila do të jetë partia më e humbur”, deklaroi Malo./Rigels Seliman

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In