• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deklaratat e Berishës/ Av.Idajet Beqiri: Klithma të një kryekrimineli të zënë me “presh” në dorë! Ka qindra krime mbi supe

06/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Jeniçerët e Berishës!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jemi fatkeq si popull, jemi fatkeq si shtet, jemi fatkeq si komb, duke pasur në krye të shtetit një ish President dhe në krye të qeverisë një ish Kryeministër, si kallëpi i Sali Berishës, i cili na ka turpëruar dhe na ka shpërfytyruar deri në ekstrem para gjithë botës, para SHBA, para BE si dhe para gjithë shteteve dhe institucioneve prestigjioze ndërkombëtare.

Në vend që të dalë para kombit për të pranuar turpin, për të pranuar deformimin dhe degjenerimin që u bëri shtetit, institucioneve të tij, demokracisë në vend, për të pranuar krimet e panumërta të bëra kundër popullit shqiptar dhe pasurive kombëtare, bën rolin qesharak “dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”!

Deklaratat e tij, kundërshtitë e tij, qëndrimet e tij në raport me vendimet me rëndësi të jashtëzakonshme të SHBA për kombin, popullin dhe shtetin shqiptar, nuk janë gjë tjetër, veç klithma të një kryekrimineli të zënë me “presh” në dorë, i cili ulërin për shkak se nuk di ku ta fusë atë “presh”, të cilin për fatin e zi të tij, nuk ia pranojnë as të tijtë në PD, të cilët po i largohen si djalli temjanit, veç Tritan Shehut, i cili ka edhe pjesën e vet, madje edhe përvojën e vet te “preshi” që i ka mbetur në dorë Sali Berishës.

Krimet që ka bërë Sali Berisha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve qysh nga 2 prilli 1991 e deri në 21 janar 2011, janë jo vetëm të shumta në numër, por janë edhe me rrezikshmëri të theksuar shoqërore kombëtare dhe ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me një kryekriminel që ka vrarë me qindra shqiptarë, që ka grabitur për vete, për familjen e tij, për bashkëpunëtorët e tij, disa miliarda dollarë pasuri kombëtare të paluajtshme dhe të luajtshme, deri valutën dhe thesarin e shtetit.

Deklarimet e tij, të cilat në thelbin e tyre janë “pralla” që tregonin gjyshet analfabete të dikurshme për të vënë në gjumë çamarrokët e shekullit të 19-të, janë tipike të ulëta, pa nivel kulturor, pa sens politik, diplomatik dhe juridik. \

Ato janë thjesht dhe vetëm “karamele të helmuara” që u afrohen vetëm disa mbështetësve të tij të sëmurë, të cilët kanë përfituar prej korrupsionit dhe prej krimeve të Berishës dhe janë të bindur që sekuestrimi që do t’u bëhet pasurive të tij, do të çojë domosdo edhe në sekuestrimin e pasurive të alabakëve të tij, një pjesë e të cilëve ndodhen në burgje, dhe pjesa tjetër është në rrugën pa kthim të burgimeve të rënda, edhe sepse i janë ngjitur aq keq rreth e përqark pemës së kalbur të Berishës, sa rënia e pashmangshme e tij, i merr me vete edhe ata…

Share217Tweet136
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In