• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DASH publikon raportin për vitin 2020: Mosndëshkimi problem serioz për Shqipërinë, dënimet e zyrtarëve të lartë sporadike

30/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
DASH publikon raportin për vitin 2020: Mosndëshkimi problem serioz për Shqipërinë, dënimet e zyrtarëve të lartë sporadike
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti Amerikan i Shteti (DASH) ka publikuar sot raportin për të drejtat e njeriut në botë, ku për Shqipërinë veçon mosndëshkimin e zyrtarëve si një problem serioz. “Zëri i Amerikës” ka publikuar një përmbledhje të raportit, ku thuhet se për vitin 2020, Shqipëria u përball me disa çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut, si: pavarësia e gjyqësorit; kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe institucionet; dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve.

Ndërkohë, ndalur te mosndëshkimet, theksi vendoset te mungesa e ndëshkimit ndaj zyrtarëve për të cilat thuhet se ishin “sporadike”, gjatë vitit 2020.

“Ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale”, shkruhet në raport.

Përmendet po ashtu edhe ngjarja e 8 dhjetorit, ku u vra nga efektivi i policisë Klodian Rasha, ndërsa theksohet: “se mosveprimet për veprimet e paligjshme të policisë, mbeten një problem”.

Për lirinë e shprehjes, DASH shkruan se gjatë vitit 2020 pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin tek media me mënyra të papërshtatshme.

“Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, thuhet në pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi mediat, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

Po ashtu theksohet se ka patur “raporte të besueshme” se përfaqësues të lartë të mediave i përdorën ato për të shantazhuar bizneset.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve i vunë kufizime medias së shkruar të pavarur, dhe gazetarët thuhet se praktikuan vetëcensurë. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të zbatueshme të punës uli pavarësinë e reporterëve dhe kontribuoi në paragjykimin e në raportimet e tyre”, shkruhet në raport.

Ndalur te korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri, në raport thuhet se kjoe fundit nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive.

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Shembujt përfshijnë një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 Valdrin Pjetri, i dënuar më parë për trafik droge”, thuhet në raport.

Po ashtu përmendet edhe vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve, ku thuhet se prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e çështjeve të nivelit të ulët të korrupsionit, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, por ndjekja penale e të dyshuarve të nivelit më të lartë mbeti e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi, mungesës së burimeve dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit.

“Deri në nëntor, 125 gjykatës dhe prokurorë u shkarkuan, 103 u konfirmuan, ndërsa 48 të tjerë kishin dhënë dorëheqjen që të mos i nënshtroheshin vetingut. Disa agjenci qeveritare hetuan raste korrupsioni, por burimet e kufizuara, rrjedhjet e të dhënave hetimore, presionet politike reale apo të perceptuara i penguan hetimet. Midis janarit dhe shtatorit, zyra e prokurorit të përgjithshëm regjistroi 20 raste të reja korrupsioni dhe pushoi shtatë prej tyre.

Departamenti i Administratës, Transparencës dhe Antikorrupsionit hetoi 29 raste, duke rezultuar në 115 masa administrative dhe 153 masa disiplinore. Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e çështjeve të nivelit të ulët të korrupsionit, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, ndjekja penale e të dyshuarve të nivelit më të lartë mbeti e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi, mungesës së burimeve dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit. Inspektorati i Lartë njoftoi se deri në gusht, kishte referuar 60 çështje të reja për ndjekje penale, duke përfshirë dy deputetë, një zëvendësministër, tre kryetarë bashkish, 32 drejtorë të përgjithshëm të agjencive publike, një shef të prokurimit publik në dogana dhe pesë krerë të doganave rajonale”, thuhet në raport.

J.SH./Shqiptarja.com

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In