• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DASH kërkon sekuestrimin e pasurive të pushtetarëve, tregon udhëzimin që duhet të zbatohet nga prokurorët, të rrezikuar ish-ministra e deputetë

11/03/2020
in Aktualitet, Diaspora, Kryesore
A A
DASH kërkon sekuestrimin e pasurive të pushtetarëve, tregon udhëzimin që duhet të zbatohet nga prokurorët, të rrezikuar ish-ministra e deputetë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të ketë sekuestrime pasurish edhe për pushtetarët e korruptuar. Deri më tani ligji anti-mafia nuk ka funksionuar në vend, pasi të gjithë të dënuarit kanë gëzuar deri më sot pronat miliona eurosh.

Qeveria ka nxjerrë në rrugë OFL për të goditur pasuritë e krimit, por nuk prek pronat e politikanëve. Deri më tani ka disa emra që janë hetuar apo dënuar, por që nuk u është bërë asnjë verifikim pasuror. Në raportin e DASH për pastrimin e parave theksohet rëndësia e zbatimit të “Udhëzimit nr.6”, sipas të cilit duhet që të bëhet një verifikim pasuror për ata që akuzohen për korrupsion, pastrim parash apo krim të organizuar. “Shqipëria ka një treg të konsiderueshëm të zi për mallra të kontrabanduar, i lehtësuar nga kontrollet e dobëta kufitare dhe doganës.

Kontrolli joefektiv ndërkufitar i lëvizjes së monedhës mbetet një problem, megjithëse një njësi e re për të përmirësuar zbulimin, e themeluar në vitin 2018, ka rritur konfiskime parash në kufij. Gjykatat shqiptare shpesh refuzojnë të dënojnë për pastrim parash në mungesë të një dënimi për kundërvajtje edhe pse kjo nuk kërkohet posaçërisht me ligj. Udhëzimi i Përgjithshëm Nr. 6 i kërkon prokurorëve të kryejnë hetime paralele financiare dhe të konfiskojnë pasuritë kriminale kur kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikimin e paligjshëm, pastrimin e parave dhe vepra të tjera të listuara. Kur zbatohen si duhet, ndryshimet ligjore dhe të politikave rezultojnë në zbatim më të mirë të ligjeve të pastrimit të parave dhe krimit financiar”, thuhet në raport.

Të rrezikuarit
Por kush është udhëzimi në fjalë? Gazeta e ka siguruar të plotë dhe bëhet fjalë për një udhëzim të nxjerrë nga ish-Kryeprokurorja Arta Marku, sipas të cilit çdo prokurori në vend, nëse ka një hetim për korrupsion, krim të organizuar, pastrim parash, etj., duhet që të bëjë verifikim pasuror. Po ashtu është kërkuar që të bëhet verifikimi pasuror edhe për ata që tashmë janë gjykuar dhe i kanë shpëtuar këtij procesi. Nga kjo lëvizje rrezikohen edhe pushtetarë.

Kemi presidentin Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha që janë hetuar dikur dhe kanë shkuar për gjykim, por nuk u janë verifikuar pasuritë. Ish-ministri Tahiri u dënua, por nuk ju verifikua pasuria. Po ashtu ka dhe shumë ish-ministra të PD të hetuar ndër vite që nuk u janë hetuar pasuritë. Një dosje e freskët në Apel është ajo e CEZ dhe nëse kthehet për hetim, sipas udhëzimit duhet të ketë hetim pasuror për të akuzuarit, përfshirë ish-kryeministrin Berisha.

Roli i SPAK
Udhëzimi i Markut ishte për Krimet e Rënda, ku u ngrit një njësi e posaçme që do të merrte në dorë të gjitha dosjet për verifikim pasuror. Mësohet se shumë prokurori në rrethe dhe Prokuroria e Përgjithshme dorëzuan me dhjetëra dosje. Pra, para se të shkriheshin Krimet e Rënda aty u mblodhën të gjitha dosjet që nuk i janë nënshtruar verifikimit pasuror. Sipas ligjit, çdo dosje e Krimeve të Rënda duhet të transferohet te Prokuroria e Posaçme. Kjo do të thotë se në dorë të SPAK janë të gjitha dosjet e rretheve dhe të Prokurorisë së Përgjithshme (Para reformës në drejtësi hetonte pushtetarët e lartë). Sinjalet janë se kur Byroja e Hetimit të jetë gati të nisë reprezalja. SHBA e ka bërë të qartë se deri më tani masat kundër krimit ekonomik nuk kanë dhënë efekt prandaj duhet më shumë punë.

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

02/08/2025
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

02/08/2025
Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In