• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DASH i përgjigjet kongresmenin Zeldin: Berisha i korruptuar! Shfrytëzoi pushtetin për të pasuruar familjen dhe aleatët politikë në kurriz të shqiptarëve!

26/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
DASH i përgjigjet kongresmenin Zeldin: Berisha i korruptuar! Shfrytëzoi pushtetin për të pasuruar familjen dhe aleatët politikë në kurriz të shqiptarëve!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbuluar se për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha janë ndjekur të gjitha hallkat e duhura.

Berisha pretendon se ndaj tij nuk ka asnjë provë dhe në krah i ka dalë kongresmeni Lee Zeldin.

Ky i fundit i ka dërguar një sërë letrash Departamentit të Shtetit dhe dje u zbardh përgjigjja e vetme që i ka dhënë zyra e Blinken.

Por edhe pse pretendohet se nuk ka prova, DASH ka treguar se për të kopsitur dosjen është kaluar në disa hallka dhe është ndjekur rruga ligjore si për çdo zyrtar tjetër.

“Për sa i përket emërtimit publik të z.Berisha, Departamenti mund të konfirmojë që ka ndjekur procedurat e duhura për të vendosur se ai ka qenë i përfshirë në një sasi korrupsioni domethënëse në kohën që ishte zyrtar publik.

Kjo përfshin një rishikim të detajuar nga të gjitha palët e interesuara të politikave të Departamentit duke përfshirë edhe Zyrën Rajonale, si edhe rishikimin nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit”, thuhet në letër. Më tej amerikanët vijojnë të këmbëngulin se Berisha është i përfshirë në afera të mëdha korrupsioni.

Sipas letrës, ai përdori pushtetin për të pasuruar familjen dhe aleatët, në kurriz të shqiptarëve. “Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në një sasi të konsiderueshme korrupsioni gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës”, thuhet më tej në letër.

Në vijim DASH i ka kthyer kongresmenit të njëjtën përgjigje që i dha dhe gazetës “Sot” dy ditë pas shpalljes “non grata”. Sipas tyre, korrupsioni i Berishës dihet botërisht. “Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.

Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme”, thuhet në letrën që i ka shkuar kongresmenit.

Dosja në Kongres

Ndërkohë duhet theksuar se përveç kalimit në disa zyra të DASH, dosja tashmë ka shkuar edhe në Kongres, duke mbyllur hapin final. Edhe pse Berisha pretendon se ishte lojë e Soros, duket se DASH ka ndjekur vetëm linjën ligjore. Ajo që bie në sy është se Sali Berisha ndodhet në një listë me një grup zyrtarësh nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe nga Guatemala. Gazeta ka siguruar të plotë nenin 7031/c, në bazë të së cilit u shpall i padëshirueshëm Berisha.

Bëhet fjalë për një nen të përcaktuar në ligjin për buxhetin. Në këtë nen nuk fliten në asnjë direktivë të tij për fakte. Aty përcaktohet fare qartë se Sekretari i Shtetit ka të drejtë të shpallë të padëshirueshëm këdo zyrtar të huaj, për të cilin ai ka informacion të besueshëm se është i përfshirë në korrupsion apo shkeljen e të drejtave të njeriut.

Pra neni e ka bërë të qartë se vendimi nuk merret mbi bazë provash, por vetëm mbi bazë informacionesh dhe vetë DASH kështu shprehet në reagim. Madje një tjetër përcaktim që rëndon pozitat e Berishës është se aty flitet për korrupsion direkt, por dhe për korrupsion indirekt.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In