• Kontakt
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dalin detajet e rënda! Të përfshira dhe studente, ja si vajzat shqiptare po punojnë si eskorta për biznesmenë të njohur në vend dhe sheikë të huaj për 2.000 euro nata

29/01/2021
in Aktualitet
A A
Dalin detajet e rënda! Të përfshira dhe studente, ja si vajzat shqiptare po punojnë si eskorta për biznesmenë të njohur në vend dhe sheikë të huaj për 2.000 euro nata
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prostitucioni është një nga profesionet më të vjetra në botë, i cili vazhdon të ushtrohet edhe sot por në mënyra të reja. Ai njihet me termin eskortë.

“Unpublished” investigon se si vajza të reja shqiptare kthehen në shoqërueset e seksit për persona me influencë dhe të pasur, duke e konsideruar veten një shkallë më lart se prostitutat që kërkojnë gjahun e tyre në rrugë. Kërkesat sot për prostituta janë të larta, nga njerëz me pushtet dhe para, ndaj edhe fitimet janë të majme.

“Një pjesë e femrave pasi ushtrojnë një kohë të gjatë aktivitetin e prostitucionit, nga të shfrytëzuara kthehen në shfrytëzuese. Kjo ndodh për faktin se duke qenë se kanë krijuar kushte të mira ekonomike, ato bëjnë ndërhyrje estetike.

Në këtë mënyrë ato krijojnë një status tjetër dhe e fusin veten në një tjetër klasë shoqërore, fillojnë dhe shoqërohen me persona të quajtur VIP, biznesmenë, duke rritur kështu edhe tarifat nga 500 deri në 2000 euro, në formën e eskortimit. Këto tarifa janë mësuar nga hetimet,” – shprehet drejtuesi i antitrafikut në drejtorinë e Tiranës Gjergji Nikolla.

Këto femra që quhen eskorta joshen pasi arrijnë të sigurojnë pagesa të majme.

“Ajo që sot është emancipuar, që tashmë nuk mund të kemi një prostitucion të rëndomtë, por në zhargonin e përditshëm quhen eskorta. Disa vajza marrin përsipër vetë t’iu ofrojnë disa meshkujve shoqërinë si fillim për darka të ndryshme, për ditëlindje të ndryshme. Më pas kundrejt pagesave të ndryshme kalojnë edhe përtej shoqërisë me klientin,” – thotë avokati Bledar Meminaj, për Unpublished.

Shqetësuese është përfshirja e studenteve në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

“Në vitet e fundit, është vënë re që studentet, që vijnë nga rrethet në Tiranë, dhe disa kategori të tjera, kanë parë që ky aktivitet sjell përfitime të mëdha, kanë menduar ta ushtrojnë këtë lloj aktiviteti edhe krahas punëve të tjera që mund të bëjnë si call center, qendra masazhi.

Përgjithësisht e bëjnë me dëshirën e tyre, rrallë kemi konstatuar ndonjë që të jetë e detyruar. Ato sigurojnë klientë përmes njohjeve të tyre shoqërore, femrave të tjera që ushtrojnë prostitucion taksistëve, recepsionistëve në hotele dhe më pas ndajnë së bashku përfitimet,” thekson Nikolla për Unpublished.

Unpublished ju tregon se ku e zhvillojnë aktivitetin këto vajza eskortë.

”Një pjesë e tyre bazuar edhe në lidhjet që krijojnë, e ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe jashtë vendit, si në Holandë e Itali, apo edhe në vendet e Lindjes së Mesme si Abu Dabi apo Dubai,” – thotë drejtuesi i antitrafikut.

Përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale dhe internetit ka bërë që të dalë një mënyrë e re prostitucion, ai që njihet si prostitucioni online.

“Një fenomen i ri që po hasim ne është edhe prostitucioni online, por që në kuptimin e ligjit, nuk konsumojnë veprën penale të prostitucionit por të shfrytëzimit të prostitucionit, pasi shërbimi ofrohet virtualisht dhe jo me kontakt fizik. Këto i ofrojnë vetë, i venë vetes një çmim dhe përfitimet i marrin po për vete,” – tregon drejtuesi i antitrafikut.

Një lloj tjetër prostitucioni që kemi hasur ka qenë ai në qendrat e masazheve, që ka qenë edhe më i godituri në vitin që lamë pas.

Për të gjetur klientët, ka një zinxhir individësh që funksionojnë perfekt, secili sipas rolit qe ka.

“Informacioni merret nga shumë burime. Ka persona të cilët kryejnë edhe shërbimin taksi por bëjnë edhe rolin e ndërmjetësimit. Edhe kjo kategori hyn tek shfrytëzimi i prostitucionit. Kjo gjë mund të kërkohet nga vetë prostitute ose mund të ofrohet edhe nga vetë personi I punësuar në këtë shërbim taksi,” – rrëfen drejtuesi i antitrafikut për Unpublished. /Euro News

Share208Tweet130
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U nda nga jeta në moshë të re aktori Gjergj Mena: Prek me fjalët e dhimbjes bashkëshortja! Gjergji im…

U nda nga jeta në moshë të re aktori Gjergj Mena: Prek me fjalët e dhimbjes bashkëshortja! Gjergji im…

02/11/2026
Vajza e Roza Anagnostit, dedikim prekës për të ëmën: Do të të jemi debitorë për jetë e shtrenjta nëna ime!

Roza Anagnosti festoi e ditëlindjen e 83-të, por me trishtim, pa gjysmën e saj të madhin Dhimitër Anagnosti

31/10/2026
Shtatë vite pa “Brigitte Bardot” shqiptare aktoren bukuroshe Shpresa Bërdëllima. Nderim dhe respekt për figurën e saj!

Shtatë vite pa “Brigitte Bardot” shqiptare aktoren bukuroshe Shpresa Bërdëllima. Nderim dhe respekt për figurën e saj!

31/10/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In