• Kontakt
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Covid/Alarmi i ekspertit: E mundur që asimptomatikët të mos shërohen kurrë…

18/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Covid/Alarmi i ekspertit: E mundur që asimptomatikët të mos shërohen kurrë…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Alessandro Santin, onkolog i Universitetit ‘Yale’ në SHBA tha se ka pacientë Covid që me simtoma të buta që pasi u shëruan u rinfektuan, pra u sëmurën përsëri

Megjithë studimet e shumta të kryera muajt e fundit nga komuniteti shkencor në të gjithë botën, ende dihet pak për infeksionin e koronavirusit, për këtë sëmundje që ka ‘hedhur në erë’ përditshmërinë tonë

Kohët e fundit, ekspertët kanë debatuar shumë për një çështje, deri më tani pak të konsideruar, e cila mund të jetë një bombë shëndetësore – ajo e pacientëve që, pasi janë konsideruar negative me Covid, janë shëruar por përsëri pas disa kohësh janë identifikuar sërish pozitiv, duke nxitur kështu shpërthime të reja infeksioni.

Sipas gazetës italiane, ‘Il Fatto Quotidiano’, disa pacientë që kanë zhvilluar Covid në forma të buta dhe të moderuara do të ishin pjesë e këtij skenari. Numri i tyre është potencialisht i madh: deri në 10% të njerëzve të prekur nga sëmundja të cilët u sëmurën pa u shtruar në spital. Në mesin e këtyre pacientëve nuk ka njerëz me patologji serioze të mëparshme, por ;lëndë të shëndetshme; si të rinjtë dhe sportistët, të cilët, të prekur nga mikroorganizmi, nuk kanë qenë në gjendje të ngrihen nga shtrati për muaj të tërë.

Ende, dhe kjo është një gjë tjetër shqetësuese, shumica e tyre vazhdojnë të jenë negative si për testin e tamponit ashtu edhe për testin serologjik që zbulon praninë e antitrupave. Ata kanë ende problem me frymëmarrjen dhe kryejnë me vështirësi aktivitete banale si psh deri edhe ecje në këmbë. Gjendja e tyre e rënduar nuk është si shkak I dëmtimit të pakthyeshëm të mushkrive apo organeve të tjera, por nga “stuhia citokimike”, veprimi i sistemit imunitar që asgjëson armikun e jashtëm por që në të njëjtën kohë shkatërron indet e organeve, etj – nganjëherë në mënyrë të pakthyeshme.

Alessandro Santin, një onkolog nga Universiteti Yale (SHBA), tha se ai vazhdonte të ndiqte prej kohësh qindra pacientë Covid.

“Gjithçka që dimë deri tani në lidhje me Covid vjen nga studimi i asaj që 20% zhvillojnë forma të rëndë infeksioni dhe për këtë arsye janë shtruar në spital,” shpjegoi profesori. “Nuk ka patur fare interes për ata që kanë qenë të sëmurë në shtëpi. Por tani ne shohim se ka një numër të madh të njerëzve jashtë spitaleve që nuk po shërohen – shtoi ai – dhe që ne ende nuk e dimë nëse do të shërohen ndonjëherë”.

Në fakt, këta njerëz kontaktojnë akoma mjekët dhe spitalet sepse, edhe pse janë të shëruar zyrtarisht, ata vazhdojnë të përjetojnë forma të sëmundjes. Në disa raste ata trajtohen si pacientë imagjinarë dhe të margjinalizuar. Numri i tyre vazhdon të rritet aq shumë sa në javët e fundit këta pacientë me nofkën “transportues të gjatë” kanë formuar në disa vende edhe shoqata.

“Ende nuk ka të dhëna, por nga ato që shohim në ‘Universitetin Yale’, këta ‘të pashëruar’ përfaqësojnë 20 % të shumatores së pacientëve që zhvillojnë forma të buta ose të moderuara të Covid” – tha Santin.

Ky është një mister i madh për të cilin shkenca nuk ka përgjigje. Hipoteza është se këta njerëz, për arsye ende të panjohura, nuk zhvillojnë antitrupa.

Ekzistojnë dy shpjegime të mundshme për fenomenin.

E para është se virusi nuk është më i pranishëm në trup por sistemi imunitar sheh mbetje të vogla të armikut të jashtëm, megjithëse joaktiv, dhe kështu vazhdon punën e tij mbrojtëse.

E dyta është se virusi është akoma atje, por i fshehur në disa qeliza të mushkërive të quajtura makrofagë alveolarë: në këtë rast tamponët nuk e identifikojnë virusin por simptomat mbeten deri në atë pikë sa të mund të bëhen kronike, duke i shndërruar pacientët në bartës kronikë asimptomatikë.

“Në gripin e parë sezonal që ul përgjigjen e sistemit imunitar, ata mund të kthehen pozitivë, sepse virusi do të qarkullonte,” shpjegoi Santin.

Paradoksi i koronavirusit.

“Sistemi imunitar – përfundoi Santin – vazhdon të mbetet aktiv me muaj, duke shkaktuar simptoma në një formë të moderuar, sikur të ishte përballur me një reaksion alergjik të vazhdueshëm. Në SHBA kemi parë që prej 4 muajsh këta njerëz nuk kanë qenë në gjendje të ngriheshin nga shtrati. Dhe ne ende nuk e dimë nëse ata do të kenë sukses të shërohen përfundimisht”./Shqiptarja.com

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In