• Kontakt
Monday, September 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Countdown-i ka filluar: “Shkarravina e Ramës”, strehim për Kuvendin e Berishës

06/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Mjeran, jep dorëheqjen”! Foltorja si vajtore: Berisha gudulis turmën e  saliarëve me recitime demkracie! Sajon “kërkesën e çuditshme” që Lulzim Basha i ka bërë Edi Ramës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Countdown-i ka filluar.

E hëna e 6 dhjetorit shënon nisjen e javës së Kuvendeve për Partinë Demokratike, e cila dhe pse nuk i ka fituar zgjedhjet që nga viti 2013, do të mbajë dy Kuvende të ashtuquajtura “Kombëtare”.

Atë të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe Lulzim Basha më 18 dhjetor.

Lulzim Basha do ta mbledhë Kuvendin në cilësinë e liderit të selisë blusë, por edhe Berisha gjatë gjithë foltoreve të mbajtura, nuk e ka mohuar “rikthimin si lider i PD-së”.

Gjatë javëve të fundit ndërkaq, gjuha ndaj njëri-tjetrit është bërë më e ashpër. Akuzat dhe kundërakuzat kanë vijuar nga të dyja palët.

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë duket se do të presë delegatët e Partisë Demokratike të thirrur nga ish-lideri i saj, Sali Berisha në ditën e themelimit të PD-së.

Nga foltorja e mbajtur në Bilisht, ky i fundit theksoi se, “me numrin e shumtë të firmëtarëve ‘Air Albania’ është mundësia e vetme serioze”.

Kjo mundësi serioze – sot – për Berishën dikur ishte “shkarravina e vetë Edi Ramës”, kryeministrit të Shqipërisë.

Asokohe, ish-lideri i selisë blu aludonte se vet Rama ka bërë projektin e stadiumit dhe jo ndonjë arkitekt.

Për më tepër, ai e cilësoi Arenën Kombëtare si “Arena e Hajnisë”.

“Kulla, Kristaq Rama dhe Molli familjar i klanit Mafioz Rama gllabërojnë 50% të fondeve të asaj që nisi si Arenë Kombëtare dhe përfundoi si aneks i pronave të Edvin Hajdutit dhe Klanit të tij mafioz!”, shkruante Berisha në denoncimet si qytetari digjital.

Nga objekt sulmi, “Air Albania” u kthye për Berishën ne mikpritësen e delegatëve.

Fillimisht, ky Kuvend i 11 dhjetorit u planifikua në Pallatin e Kongreseve.

Por për të treguar “dhëmbët” Sali Berisha bëri me dije se Kuvendi mund të mbahet në stadium, duke parë gjithmonë kushtet e motit.

Agjenda e Kuvendit të parë
Nga selitë blu të çdo dege janë lexuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit.

Verifikimi i mandateve të tyre do të bëhet me 11 dhjetor.

Të gjithë këto delegatë, do të pajisen më një karte, e cila do të ketë një barkod sigurie.

Kjo e fundit do të tregojë të dhënat si emri, mbiemri dhe posti që ka në PD.

Siç është përsëritur shpesh nga Berisha në foltoret e tij gjatë këtyre muajve ata do të miratojnë disa ndryshime që “detyrojnë kryetarin të dorëhiqet në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme”.

Kjo duke çuar në një mocion mosbesimi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Të gjitha këto – të pa prezantuara zyrtarisht.

Si u ndërmor nisma ‘statutore’
Replikat midis Bashës dhe Berishës kanë filluar që prej muajit shtator.

Kryetari aktual e përjashtoi nga Grupi Parlamentar Berishën më 9 shtator. Pas kësaj do të niste një lëvizje brenda demokratëve, të cilën Berisha do ta cilësonte fillimisht si “statutore”.

Më pas, ai ndërmori një seri foltoresh, derisa arriti në dorëzimin e 4 mijë e 200 firmave, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, me qëllim rrëzimin e vendimit të Bashës për ta përjashtuar atë nga partia.

Kjo javë – me shumë mundësi – do të ndikojë në të gjithë skenën politike.(Albanianpost.com)

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In