• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çim Peku nga Haaaa….si sulm SHBA : Amerika peng i Soros po degradon, hiqini flamujt e SHBA futini në sunduk derisa të mos merren më me Berishën dhe mos mbështesin Ramën

06/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Karmina shpjegon pse Qim Peka thirri “Tigrin” në emision
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çim Peku nipi i Maxhunit ish anëtar i KQPPSh dhe amasadori i Hoxhës ka bërë një analizë gjeopolitike ku tregon problemet e Shteteve të Bashkuara, politikës së jashtme dhe të brendshme, si dhe raportet që ka populli amerikan me historinë njëlloj si xhaxhai i tij kur në Vietnam luftonte imperializmin amerikan

Në analizën e tij, administratori i Zeni.Net dhe ZeniTv, jep alarmin se Amerika po shkon drejt degradimit dhe shthurjes.

Gjeopolitikani i bën thirrje shqiptarëve që flamurin amerikan ta fusin në sunduk dhe mos e nxjerrin derisa SHBA të mos merret më me Berishën të shpallur tashmë “non grata”.

Më poshtë po përcjellim një nga pasazhët më kulminant të penës Pekjane:

“Sot nuk kemi një Amerikë, por dy. Një Amerikë që kërkon legalizimin e kanabisit, që lejon abortin edhe në ditët e fundit të shtatzënisë, që emrat ‘nënë’ dhe ‘baba’ kërkon t’i shndërrojë në ‘Personin 1’ dhe ‘Personin 2’, që certifikata e lindjes nuk duhet të shënojë gjininë mashkull apo femër, që i kthen kurrizin himnit kombëtar në shenjë proteste ndaj diskriminimit racor, dhe që refuzon të nderojë flamurin kombëtar. Një Amerikë që rrëzon statujën e George Washington dhe ngre atë të një delinkuenti si George Floyd.

Kemi dhe një Amerikë tjetër, që është e kundërta e kësaj. Kemi Amerikën e parë që është peng e George Soros dhe atyre që qëndrojnë prapa tij, kemi dhe një Amerikë tjetër, atë të partisë republikane, nën sundimin e Donald Trump. Kemi një Amerikë që tundet si lavjerrës nga një palë zgjedhje në tjetrën. Sa më majtas shkon në një palë zgjedhje, aq më djathtas shkon në zgjedhjet e tjera. Një Amerikë ku ikën një ‘socialist’ si Obama për t’i lëshuar vendin një personi si Donald Trump. Një Amerikë ku ikën një ‘wokeist’ si Biden, për t’i lëshuar vendin një Trump-i tjetër.

Një Amerikë që luftën e brendshme ideologjike e eksporton jashtë. Një Amerikë sot, që në njërën anë mban Edi Ramën, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev, dhe në anën tjetër godet Jaroslaw Kaczynski-n, dhe partinë e tij konservatore ‘Ligj dhe Drejtësi’ në Poloni; Viktor Orban dhe partinë e tij konservatore ‘Fidesz’ në Hungari, Benjamin Netanjahun dhe partine e tij konservatore ‘Likud’; Mateo Salvinin dhe partinë e tij konservatore ‘Lega Nord’ në Itali, e, sigurisht Sali Berishën e Partinë Demokratike. Pa përmendur Ukrainën dhe historinë e saj tragjike të vitit 2014.

E parë nën këtë vështrim, askujt nuk duhet t’i vijë çudi që ambasadorja ‘woke’ e SHBA-ve citon Enver Hoxhën, si litarin në shtëpinë e të varurit, (edhe pse Parlamenti Europian me një Rezolutë të vitit 2019 i ka barazuar krimet e nazizmit me ato të komunizmit dhe u bën thirrje qeverive që të ndalojnë dhe dënojnë glorifikimin e tyre), dhe retushon pamjet e vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, bash si ‘Projekti 1619’ i të majtës amerikane.

Në këto kushte, Sali Berishës dhe Partisë Demokratike nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të mbijetojë e të presin zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, ashtu si konservatorët e tjerë anë e mbanë Europës.

Kurse Marku i presekutuar nga regjimi i ‘Qoftëlargut’, flamurin amerikan që e mban të shenjtë, bën mirë ta fusë në një sënduk, për ta nxjerrë ditën kur një ambasador amerikan të mos citojë më Enver Hoxhën”, shkruan Çlirim Peka.

Share210Tweet131
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In