• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çim Peku bën analistin dhe mentorin e Bashës sipas urdhërave nga Familja Berisha: Urdhër të ndërpresë marrëdhëniet me SHBA-BE! Diplomatët të mos hyjnë më në seli, s’kanë punë me ne

13/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Çim Peku bën analistin dhe mentorin e Bashës sipas urdhërave nga Familja Berisha:  Urdhër të ndërpresë marrëdhëniet me SHBA-BE! Diplomatët të mos hyjnë më në seli, s’kanë punë me ne
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithë problemi i familjes Berisha dhe Ilir Metës, është SHBA, dhe jo humbja përballë Edi Ramës.

Kjo gjë është bërë e qartë nga lehsi i familjes Berisha, Çim Peku.

Ky i fundit i ka kërkuar Lulzim Bashës që të ndërpresë marrëdhëniet me SHBA dhe ndërkonbëtarët dhe të mos i qasë as në selinë e PD-së.

Vetëm kështu, është mesazhi nga familja Berisha, ai mund të qendrojë në drejtimin e PD-së.

Ja dhe postimi i Çim Pekut

“Pavendosmëria për t’i çuar gjërat deri në fund na ka sjellë në vazhdimin e vazhdimësisë.

Nëse Edi Rama fiton, nuk ka mundur vetëm Lulzim Bashën. Fjala fitore nuk i shkon në fakt Edi Ramës. Pra, nëse Edi Rama merr mandatin e tretë, me çfarëdo lloj forme siç e mori, nuk ia ka marë vetëm Lulzim Bashës, ia ka marrë Sali Berishës, ia ka marrë Monika Kryemadhit, ia ka marrë Ilir Metës.

Konsistenca e Edi Ramës për të bashkëpunuar me krimin në funksion të qëllimit të tij, ka fituar mbi paqartësinë e të gjithë zërave opozitarë, për të mos marrë ëprgjegjësi për betejën finale.

2019-ta ishte shans i humbur nga Basha, 2 marsi ishte shans i humbur nga Presidenti i Republikës.

Jemi kritikuar në këtë studio madje edhe nga vetë Basha, që po bëjmë lojën e Ramës, kur thonim ‘regjimi mundet me përplasje’.

E di se cili do të ishte fjalimi që Lulzim Bashës do t’i jepte moralin e vazhdimit të opozitës, që unë jam i bindur se ai njeri nuk e bën.

Duhet të dilte e të mblidhte popullin e opozitës e t’u thoshte ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’.

Ata që dolën garantët e marrëveshjes së 5 qershorit dhe u strukën jahteve të Palasës me oligarkë verën e kaluar, kurrsesi nuk mund të shantazhojnë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Shikojeni pastaj se çfarë bën populli.

Unë prandaj po ngul këmbë, asnjë nga kritikuesit nuk e bën do këtë gjë”, tha ai.

“Që të gjithë bashkë me të kanë bërë gabime pa fund. Pse jemi në këtë pozitë sot që Lulzim Basha i dha mundësinë apo nuk e ndaloi dot Edi Ramën të rrëmbejë mandatin e tretë dhe në shumicën e opozitarëve po shikohet mundësia që Lulzim Basha të vazhdojë. Sepse të gjithë ata që sot po e kritikojnë kanë miratuar veprimet e tij.

Unë kam miratuar veprimet e tij, por edhe presidenti Meta, ish-kryeministi Berisha, edhe një pjesë e mirë e analistëve, nuk i kanë thënë Lulzim Bashës ‘Stop’ djegia e mandateve nuk mund të ndalojë protestat, ose mospjesëmarrja në zgjedhje nuk do të ndalojë dot Edi Ramën të bëjë zgjedhje pa opozitën. Në momentin që largohesh nga institucionet, ka një rrugë, dhe kjo është rruga. Rruga nuk është xhiro në bulevard. As këta që po kritikojnë Bashën, nuk i kanë thënë diplomatëve të huaj, nuk ka asnjë problem nëse do të jemi të padëshirueshëm nga ju.

Në këtë vend nuk do bëhen zgjedhje pa opozitën ciladoqoftë kostoja. Kostoja është e gjithëfarëllojshme, nuk përjashtohet asgjë.

Ish-presidenti Nishani, në këtë studio pranoi që ka aprovuar djegien e mandateve, kanë heshtur kur Lulzim Basha nuk i shkoi deri në fund betejës pasi doli në rrugë, kanë heshtuar për mosbllokimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor 2019.

A donte të ishte Lulzim Basha të ishte më agresiv, Unë the që jo. Por në momentin që ti e toleron këtë lider të lërë betejat në gjysmë, ti nuk je zgjidhja. A është zgjidhja sot Lulzim Basha? Të gjithë ata që aprovuan lënien e betejave në gjysmë nuk janë zgjidhja”, vijoi ai.

Share207Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In