• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çfarë ndryshoi? PD strehon shtabin në pronat e personit për të cilin deri dje hidhte akuza të rënda

24/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Çfarë ndryshoi? PD strehon shtabin në pronat e personit për të cilin deri dje hidhte akuza të rënda
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambientet e reja në të cilat do të vendosen Zyrat Qendrore të Partisë Demokratike Vlorë për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021”.

Ky është mesazhi i bërë publik nga PD e Vlorës, ditën kur prezantoi publikisht vendstrehimin e shtabit të saj elektoral. Imazhet e vetofruara, mes tingujve të “Under Control” nga Calvin Harris & Alesso, me një ndriçim të denjë me hyrjet e kazinove të Las Vegasit tregojnë dritaret e katit të dytë të një pallati buzë Bulevardit të rindërtuar “Ismail Qemali”.

Një dyqan vellosh i ndodhur në katin e parë duket i verbuar nga prozhektorët që shenjtërojnë logot e Partisë Demokratike, si për të treguar se “nusja” e re që duan të “shesin” në sytë e vlonjatëve ndodhet një kat më lart.

Në kontrast me titullin e këngës së përdorur “Under Control”, në fakt demokratët duket se nuk i kanë gjerat nën kontroll. Sipas dokumenteve zyrtare (bashkëngjitur), rezulton se prona e kthyer në “shtëpinë” e re të Partisë Demokratike deri në zgjedhjet e 25 Prillit është në pronësinë e shtetasit Gramos Murataj.

Ndonëse nuk dihet në çfarë marrëdhënie kontraktuale apo jo janë marrë këto mjedise në përdorim, ajo çka dihet me siguri është se në së paku tre dalje publike, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike e kanë akuzuar shtetasin Gramos Murataj si pjesë e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës duke kërkuar me insistim zbatimin e ligjit anfi mafia për të verifikuar burimin e pasurisë.

“Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj janë të arrestuar dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe traf ik ndërkombëtar droge. Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Anti mafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre”, deklaronte Enkelejd Alibeaj në një konferencë shtypi në datën 14 Shtator 2018.

Katër ditë më vonë, emri i Gramos Muratajt përmendet edhe nga vet kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai akuzoi Muratajn se ka marrë në dorë 1/3-ën e lojrave të fatit në Shqipëri për të pastruar paratë e pista të drogës”. Pas pak më shumë se dy vitesh, teksa ka vendosur të strehojë shtabin elektoral në mjediset në pronësi të shtetasit Gramos Murataj, Partia Demokratike ka vetëm dy mundësi zgjedhjeje.

Mundësia e parë, të deklarojë se akuzat e saja publike ndaj shtetasit Gramos Murataj kanë qenë të gënjeshtra dhe personit i është kërkuar ndjesë. Mundësia e dytë, të deklarojë që u qëndron atyre akuzave por ka vendosur që të bashkëpunojë e të strehohet në pronat e një personazhi të krimit të organizuar, pronat e të cilit tashmë nuk duhet ti nënshtrohen ligjit antimafia por duhet të merren në përdorim nga Partia Demokratike për fushatë. Për ti dhënë fund cirkut politik, Partia Demokratike duhet të zgjedhë! Të parën ose të dytën!/Lexo

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In