• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Speciale

Çfarë më mësoi vdekja e vëllait tim?!

15/04/2023
in Speciale
A A
Çfarë më mësoi vdekja e vëllait tim?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga James Max

Sot kemi kaq shumë arsye për t’u shqetësuar. Inflacioni i lartë. Rritja e normave të interesit. Paqëndrueshmëria e tregut financiar. Lufta. Inteligjenca Artificiale. Trazirat sociale. Lajmet nuk mund të jenë më të këqija se sa kaq. Po ashtu unë shqetësohem për atë që ka për darkë sonte.

A u kujtova t’i nxjerr jashtë thasët me mbeturina, dhe a e kam pastruar jashtëqitjen e qenve të mi përpara se të mbërrijë kopshtari? Jeta na shtyn që të punojmë më shumë, duke na ofruar lumturi ose siguri financiare, duke fituar më shumë ose duke blerë më shumë gjëra.

Por ajo nuk mund t’ju blejë kohë. Gjithsesi, ndonjëherë ngjarjet ndryshojnë gjithçka. Ishte e martë 3 janar 2023. Alarmi im ra si zakonisht në orën 3:10 të mëngjesit. Në orën 3.30 isha duke udhëtuar me makinë duke shkuar në studio.

Mbërrij në orën 4 të mëngjesit që përgatitesha për emisionin tim në radio që nis çdo ditë në orën 5 të mëngjesit. Përpara se të përqendrohesha mbi lajmet kryesore që do të lexoja atë ditë, u mora me mesazhet që kisha humbur gjatë natës.

Njëri ishte nga mamaja ime, që ne e thërrasim me përkëdheli Uendi: “Nuk doja të tëtelefonoja dhe të zgjoja. Eduardi ndërroi jetë pak çaste më parë”. Eduardi ishte vetëm 57 vjeç dhe ishte vëllai im i dytë më i madh se unë. Kisha tre vëllezër, tani kam dy.

Edi ishte i sëmurë prej disa vitesh dhe ky lajm i tmerrshëm nuk ishte tërësisht i papritur. Por ishte ende një tronditje e madhe për mua. Ai ishte një personazh i spikatur në jetën tonë, dhe kishte kaluar jo pak vështirësi në përballje me një sërë problemesh shëndetësore.

Kushdo që e ka njohur e ka vlerësuar për personalitetin e tij shpërthyes, për aftësinë e tij për të treguar histori tërheqëse, për t’i bërë njerëzit të qeshin, për të krijuar idetë më të çmendura dhe për të debatuar. Kur them debatoni, nuk kam ndërmend një mënyrë dashakeqe apo të çuditshme.

Edi ishte shumë inteligjent dhe tejet i artikuluar në të folur. Ne nuk binim dakord për thuajse asgjë, por mua më pëlqenin bisedat që bënim. Shpeshherë pyesja veten pse isha unë në radio apo unë që shkruaj në këtë rubrikë dhe jo ai. Ishte Eduardi ai që shkoi në Oksford për të studiuar anglisht.

Pas gjimnazit unë u trajnova vetëm si agjent i pasurive të patundshme, siç i pëlqente të ma kujtonte shumë shpesh. Megjithatë ai më dëgjonte shpesh në radio dhe i lexonte gjithmonë shkrimet e mia duke më inkurajuar dhe bërë komente të ndryshme. Sigurisht që do të më mungojnë komentet e tij të veçanta.

Udhëtimi për në punë atë ditë ishte i shoqëruar nga një mori kujtimesh që nga fëmijëria ime: pushime familjare, lojëra të ndryshme dhe muzikë. Kur makina ime po kalonte në Urën e Londrës, unë isha sërish 52 vjeç, ndërsa lotët më rridhnin në fytyrë. Dhe shkova sërish në punë.

Më pëlqen shumë ajo që bëj. Të zgjuarit aq shpejt në mëngjes është një sakrificë që jam i përgatitur ta bëj, por dita ime e punës nuk përfundon kur largohem në orën 6.30 të mëngjesit. Unë drejtoj një kompani, jap këshilla dhe shkruaj. Njëherazi kam edhe role të papaguara që më marrin jo pak kohë.

Kështu drejtoj klubin lokal të tenisit dhe jam administrues i besuar dhe nënkryetar i “RoyalAlbert Hall”. Gjithnjë e më shumë, pyes veten nëse duhet të shkruaj mbi “Problemet e njerëzve të varfër”, ndërsa shikoj gamën e çështjeve për të cilat duhet të kujdesem dhe mungesën e fondeve në llogarinë time bankare.

Gjithçka që ju thonë për humbjen e një njeriu të afërt është e vërtetë. Natyrisht, ajo na godet në mënyra të ndryshme. Ngjarjet të tilla kërkojnë pak kohë për t’u përtypur. Mesazhet që mora nga familja, miqtë dhe kolegët ishin shumë mbështetëse. “Pa Eduardin, bota sapo u bë pak më e heshtur” ishte një nga më të spikaturit.

Edi nuk ishte kurrë i mërzitshëm. Nuk janë aspektet banale të përditshmërisë që do të më frymëzojnë të adresoj vdekjen e tim vëllai. Jo. Ndikimi është shumë më thelbësor. A mund t’i përdor më me mençuri 24 orët që ka një ditë-natë? Këto kohë më është shtuar padurimi për të shkurtuar listën e gjërave që nuk arrij t’i bëj kurrë sepse nuk kam kohë.

Ka udhëtime që dua të bëj por nuk mundem. Ka disa njerëz dhe shfaqje që dua t’i shoh, por nuk i shoh, për shkak të orëve të gjata që më merr puna. A kanë qenë të gabuara prioritetet e mia gjatë gjithë këtyre viteve, duke menduar se të fitosh sa më shumë para është synimi kryesor për sigurinë financiare, kur në fakt pasuria dhe luksi më i madh që kemi është vetë koha?

Në jetën timë kam takuar shumë njerëz ta pasur por të palumtur, që nuk e kuptonin se paraja nuk mund të të blejë lumturinë, edhe pse mund të ndihmojë disi. Por nuk është lumturia ajo që që po kërkoj. Unë në përgjithësi jam me njeri optimist. Kur jeta e dikujt që e doni përfundon para kohe, qëllimi bëhet fokusi.

Ndërkohë që mund t’i shtyni planet për një ditë tjetër, mund të mos arrini kurrë që t’i përmbushni ato. Sepse duhet të fokusoheni më pak tek ajo që keni dhe më shumë në atë që bëni. Nuk do të habiteni nëse lexoni merr rreshtave se thellësia e mendimit nuk është një nga aftësitë e mia thelbësore.

Megjithatë, nëse kam mësuar diçka nga kjo goditje e madhe që përjetova në fillim të këtij viti, është se jeta është e çmuar; dhe perspektiva është qëllimi. Një llogari bankare e mirë është e dobishme por vetëm nëse e përdorni atë në mënyrë efektive.

Ajo që arrini në jetë nuk është trashëgimia që krijoni në vetvete, por kujtimet dhe ndikimi që krijoni tek të tjerët. Nëse nuk kujdeseni për trupin dhe mendjen tuaj, jeta mund të shkurtohet. Dhe janë gjërat që nuk ia keni dalë t’i arrini apo t’i bëni ato që bëhen keqardhje jo vetëm për veten tuaj, por edhe për ata që ju rrethojnë.

Unë i vlerësoj shumë kohët që kemi kaluar si familje ose me miqtë dhe pushimet tona gjithashtu, dhe jo derdhjet e reja të parave në llogarinë time bankare. Sigurisht nuk jam gati të bëhem i pamatur, duke shpenzuar për hir të shpenzimit apo të hedh paratë në rrugë nga dritarja e shtëpisë vetëm sepse mund të mos jem këtu nesër.

Jo. Është një moto e thjeshtë, për të cilën duhet të falënderoj vëllain tim të dashur Edin që ma përforcoi: “Bëje tani”, përndryshe ato aspirata dhe plane thjesht përfundojnë si fjalë në një listë në tryezën time të çrregullt apo në një kolonë gazete. Dhe ku është kënaqësia në këtë rast? / “Financial Times” – Bota.al

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In