• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Cënimi i sovranitetit të hajdutërisë… është rikthim i dinjitetit të Shqipërisë

22/05/2021
in Blog, Kryesore, Speciale
A A
Cënimi i sovranitetit të hajdutërisë… është rikthim i dinjitetit të Shqipërisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Ilir Meta dhe Petrit Vasili ishin të terrorizuar nga ajo që na paska ndodhur “ne”, e jo atyre… por shqiptarëve, me shpalljen non grata të Sali Berishës. Nuk e di se sa u dhimbset Saliu Ilirit apo Vasilit, por di që shqiptarëve nuk u ka ndodhur asgjë e keqe! Madje për disa horra e morra, mezi po presim të ndodhë, ajo që duanm e që kemi pritur prej vitesh… pak drejtësi, që t’i cënohet sovraniteti hajdutërisë, makutërisë, babëzisë, poshtërsisë, që akoma janë në fillimet e fundit.

Ama, fillimi i fundit të hakmarrjes së një populli të tërë, ndaj lukunisë së hajdutëve që imoralitetin e tyre na e shesin për moral, na jep shpresë se diçka po ndodh. Ajo që na bind më tepër dhe na bënë që të besojmë, se shpresa tashmë nuk është iluzion, por realitet…e kjo dëshmohet nga e gjithë tufa e zagarëve pa dhëmbë që po leh pas gardhit, e që me hungërima e pranojnë se u është shkelur sovraniteti… i hajdutërisë.

Duke dal jashtë parametrave normale psiqike, nga e papritura që i ndodhi “tutorit” të tyre, që i specializoi, i stërviti e u dha dorë në fushën e denigrimit të shtetit, drejtësisë dhe dinjitetit të një populli… dy politikanë mjeran u hodhën në sulm të hapur kundër SHBA-së. Në unison me njëri tjetrin, Petrit Vasili dhe Ilir Meta, duke kaluar caqet diplomatike dhe duke u futur në rrugë që të çon në “greminë”, morën guximin të shpifin, duke akuzuar diplomacinë amerikane, DASH dhe diplomacinë nderkombëtare, si uzurpator… cënues të sovranitetit të vendit tonë.

I tremburi i parë Vasali, që e vuan të njëjtin vendim si tutori i tij, kalon çdo cak kur akuzon “armiqtë” e jashtëm amerikan, që sipas tij thjesht ndërtojnë karrierën tek ne dhe e kanë Shqipërinë një plus më shumë në karrierën e tyre, e s’mundet kurrë as të imponojnë dhe as mund të shesin dashuri madhështore hipokrite për Shqipërinë, që nuk i beson askush. Sovraniteti dhe dinjiteti nuk janë gjendur kurrë më parë nën një sulm kaq të egër në Shqipëri, deklaron ai.

Në fakt, sovraniteti i Shqipërisë është tronditur kur miku i Vasilit me gjithë sojin e sorollopin të tij, tentuan ta fusnin Shqipërinë në luftë civile, për të shpëtuar kokat e tyre, por për fat të mirë nuk ia arritën, fal ndërhyrjes së “karrieristave amerikan”, që i kthyen ujqërit në strofull!

Sovraniteti i Shqipërisë u trondit, kur bandat pushtetëhumbëse rrëmbyen tanket për grusht shteti, por i dorëzuan vetëm me një fërshëllimë të diplomatëve karrierist.

Sovranitetin dhe imazhin e Shqipërisë, e cënojnë çdo ditë të gjithë ata që e kanë copëtuar dhe parcelizuar si plaçkë lufte dhe tani po kujtohen se fati i tyre do jetë shumë më i zi se sa e kanë imagjinuar. Këtë e di mirë ushtar Vasili.

Ai bënë mirë që mbështet Metën, duke bërë një duet frikacakësh pa ngjyrë e fytyrë, por si shëmbylltyrë prefekte e së keqes, që i ka sjell aty ku janë, edhe për pak kohë, deri kur Iliri të bindet se zgjedhjet kanë mbaruar dhe ai është shkarkuar, për t’i kthyer vendit dinjitetin e institucionit të Presidencës.

Duke dyshuar se kjo do jetë korrespondenca e fundit mes këtyre dy soizive, sfidanti i Amerikës nga presidenca, i mallëngjyer për Berishën, nuk frenohet fare në sulmet kllouneske të tij ndaj “imperializmit amerikan” të pacipë, që ka prekur rëndë çiftin “non grata” Berisha. Ai shkruan me dhimbje, se është pranë familjes së tyre në mbrojtje të dinjitetit dhe pastërtisë së tyre, të njollosur nga ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi, Dvoranin, me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë.

Imagjino se kush flet për drejtësi dhe kujt i drejtohet… hiena çakallit, që drejtësinë e kthyen në një kufomë të pakallur. Ndaj, sovraniteti i qytetarëve shqiptarë u cënua rëndë, duke u zhveshur nga drejtësia dhe i vetmi sovranitet i cënuar sot nga amerikanët është ai i hajdutërisë, që nëse ndjehet vërtet i cënuar, atëherë shumë shpejt ky cënim do ua kthej dinjitetin shqiptarëve dhe Shqipërisë./Ekskluzive.al

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In