• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çelja e negociatave: Brukseli zyrtar jep ‘’PO’’ për Tiranën dhe Shkupin

17/03/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Çelja e negociatave: Brukseli zyrtar jep ‘’PO’’ për Tiranën dhe Shkupin
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Europian ka marrë dhe dokumentin nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme lidhur me pikën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Asgjë nuk ka ndryshuar nga sugjerimet e Brukselit zyrtar. Kërkohet hapje pa vonesë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E njëjta kërkesë është edhe për Maqedoninë e Veriut.

Referuar edhe në strategjinë e zgjerimit të 5 shkurtit 2020, në dokument kërkesa për një ‘’Po’’ nga Brukseli mbështet tek ‘’qëllimi për rivitalizimin e procesit të pranimit duke e bërë atë më të parashikueshëm, më të besueshëm, më dinamik dhe subjekt të më të fortë drejtimi politik’’.

Dokumenti që Këshilli Europian do të ketë në tavolinë për ta firmosur ose jo, sipas vullnetit që vendet anëtare do të kenë, thekson se, reformat themelore demokratike të shtetit ligjor dhe reformat ekonomike paraqesin objektivin thelbësor të procesit të pranimit.

‘’Në dritën e përparimit të arritur në reforma dhe përmbushjes së kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, duke iu nënshtruar miratimit nga Këshilli Evropian, vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Shqipërisë. Këshilli fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë dhe jo më vonë se qershor, një popozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e dhjetorit,’’, thuhet në dokumentin që kërkon që konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet pa vonesë pas miratimit të kornizës së bisedimeve nga Këshilli.

Ajo çfarë pritet është vendimi që do të paraqesin vendet anëtare. Gjermania dhe Holanda deri tani janë për një po me kushte për Shqipërinë dhe pa kushte me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë Franca, skeptikja më e madhe ende nuk ka shprehur një qëndrim, ndërkohë që nga tetori, 2019 deri tani ajo ka fituar një mekanizëm të ri për zgjerimin që i jep peshë fjalës së vendeve anëtare që në fazën e hartimit të raporteve të progresit nga Komisioni Europian.

Share218Tweet137


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In