• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Çdo moment që kalon në dëmin tonë!’, aleatët e Bashës mblidhen në Durrës, i japin paralajmërimin e fortë kryedemokratit

23/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
‘Çdo moment që kalon në dëmin tonë!’, aleatët e Bashës mblidhen në Durrës, i japin paralajmërimin e fortë kryedemokratit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Durrësi ka ‘mbledhur’ sot aleatët e kreut të PD, Fatmir Mediun e republikanëve dhe Agron Dukën e PAA, i cili tashmë e ka siguruar një vend të sigurt në listat e këtij qarku.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Republikane në Durrës, Fatmir Mediu tha se çdo minutë që kalon është në dëm të opozitës, e cila para se të përcaktojë nëse do të dalë me një apo dy lista, duhet të ketë qëndrim të qartë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet ta ndryshojë realitetin.

“Gjëja e parë që ka nevojë opozita, më tepër se të bashkohet me një apo me dy koalicione, është të krijojë një marrëdhënie të qenësishme politike me qytetarët, nëpërmjet një kontrate të qartë politike, dhe një kontrate morale, që përcakton detyrimet tona si politikanë, përballë qytetarëve shqiptarë, për të realizuar të gjitha ato që janë detyrimi ynë karshi qytetarëve, në respektim të lirive dhe të drejtave të tyre, për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, për të krijuar mundësi punësimi, për të mbështetur biznesin, për të krijuar reforma të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, për të garantuar që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, brenda katër vjeçarit të parë” tha Mediu gjatë takimit me strukturat.

Ndërsa Agron Duka, i cili me arritjen e marrëveshjes me Bashën, e ka më të qartë rrugën drejt 25 prillit, renditi problemet e Durrësit, duke premtuar zgjidhje.

Përmbytja e disa zonave në qarkun e Durrësit qoftë edhe me një rrebesh shiu është kthyer në normalitet dhe kjo vjen kryesisht nga mos-pasja e një rrjeti kanalizimesh të rregullt. Infrastruktura rrugore qoftë edhe nëpër lagjet por sidomos në fshatrat përreth është përkeqësuar deri në degradim në vitet e fundit. Papunësia e të rinjve të cilët me vështirësi të mëdha gjejnë vetëm punë sezonale gjatë sezonit të plazhit.

Një pjesë e mirë e tyre edhe nëse nuk janë në emigrim, tashmë po lëvizin drejt kryeqytetit. Shumë individë duke dhënë rryshfet po ndërtojnë shtëpi të reja pa pasur dëme, ndërsa të tjerë që në të vërtetë kanë pasur dëme të rënda akoma vazhdojnë nëpër çadra. Partia Agrare Ambientaliste në mënyrë të përsëritur ka kërkuar masa paraprake në zonat me risk të lartë pikërisht për të parandaluar këto risqe dhe pasoja shkatërrimtare.” tha Duka.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In