• Kontakt
Friday, September 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Braktisja e protestave përplas dyshen Meta-Berisha me Bashën, kreu i PD i pret rrugën partisë së presidentit pas pikiatës në sondazhe dhe kundërshton tubimet

21/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Aleatët e Bashës i vënë shkelmin LSI, Ilir Meta nis lobimet në Bruksel për të shpëtuar partinë, letra kundër Ramës e reformës zgjedhore
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Braktisja e protestave ka përplasur presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ditët e fundit thuajse gjithë vendi u mbërthye nga tubimet anti-qeveritare, për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Mazhoranca socialiste nxitoi të drejtonte gishtin ndaj dyshes Berisha-Meta, duke i bërë përgjegjës se pas protestave të dhunshme fshihen ata të dy. Ndërkohë që presidenti dhe ish-kryeministri u distancuan nga këto akuza të artikuluara nga kryeministri Edi Rama, të cilat i quan diversione dhe se për ta protestat ishin organizuar nga qytetarët.

Megjithatë, në diskursin e kryeministrit Rama ra në sy fakti se ai target kishte vetëm Metën dhe Berishën, ndërsa Bashën në asnjë rast nuk e akuzoi se ka gisht në protesta. Për rrjedhojë flaka e protestave u mbajt e ndezur vetëm disa ditë, deri në momentin kur ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim telefonoi kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilëve iu kërkoi të distancohen urgjentisht.

Madje, një gjë e tillë u pohua pak ditë më parë edhe nga vetë zonja Kryemadhi. Por braktisja e tubimeve, për të cilët kreu i shtetit dhe ish-kryeministri kishin simpati, duke inkurajuar qytetarët që të protestonin kundër klikës në pushtet, ka sjellë edhe fërkimet e para mes Metës dhe Berishës me Bashën. Gazeta ka mësuar se si Meta dhe Berisha, i kanë shtuar presionet, ndërsa i kanë kërkuar llogari kryedemokratit se përse braktisi këto tubime.

Mësohet se ata ia kanë bërë të qartë zotit Basha që të shfrytëzonte këto protesta për të mbajtur situatën e nxehtë, në mënyrë që t’i shfrytëzonin ato si “armë” apo shantazhe kundër qeverisë “Rama”. Madje, sipas të njëjtave burime ish-kreu i LSI dhe ish-kreu i PD kanë kërkuar nga shefi i selisë blu që të vijojë të mbështesë tubimet spontane dhe jo të dhunshme deri para zgjedhjeve, në mënyrë që të frikësohet kryeministri Edi Rama.

Basha i vendosur kundër tubimeve deri më 25 prill

Por kjo ide dhe kërkesë, mësohet se nuk është pranuar nga Basha, duke bërë që përplasjet mes tij dhe dyshes Berisha-Meta të shtohen ndjeshëm. Kështu burime nga selia blu i pohuan gazetës se kryedemokratit Basha jo vetëm që ka dalë kundër propozimit të Berishë dhe Metës, por është i vendosur kundër mbajtjes së tubimeve deri në 25 prill, kohë kur qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët që do t’i përfaqësojnë ata në Parlament për periudhën 2021-2025.

Mësohet se argumentin e tij zoti Basha e ka arsyetuar me faktin se në zgjedhjet e 25 prillit opozita që ai drejton do të jetë fituese. Nga ana tjetër Basha duket se ka filluar të distancohet dhe nga LSI. Kjo e fundit në sondazhe rezulton në pikiatë. Dje sipas një sondazhi nëse zgjedhjet do të mbaheshin të diel, LSI rezulton në kuotën e 2 për qind të votave. Pra Basha duket se po e sheh si pengesë dhe ka filluar të refuzojë skenarët e presidentit. Nga ana tjetër këtë javë PD pritet të shpallë dhe distancimin nga LSI duke hyrë me lista të ndara. Ndërkohë Basha duket se është në një linjë me SHBA duke refuzuar çdo skenar dhune.

Madje, një gjë e tillë e tregon edhe lëvizja e Bashës ditën e shtunë, i cili u pa teksa darkonte me ambasadoren Kim në një nga restorantet e kryeqytetit, duke treguar se ai takim ishte në një farë mënyre edhe një vlerësim që amerikanët kanë për liderin demokrat që iu bind atyre. Megjithatë, lëvizjet e fundit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë alarmuar tej mase dyshen Berisha-Meta, pasi mësohet se në formë “revolte” ky i fundit ka planifikuar që të mbajë një tubim anti-qeveritar kundër qeverisë “Rama” para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, me qëllim që t’i tregojë muskujt kryeministrit Edi Rama se ai ka mbështetës.

Share230Tweet144
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In