• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Braçe përplaset ashpër me ministren e Bujqësisë: Banditët kanë marrë tokat bujqësore të shtetit, janë lidhur kontrata me kriminelë

10/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Braçe përplaset ashpër me ministren e Bujqësisë: Banditët kanë marrë tokat bujqësore të shtetit, janë lidhur kontrata me kriminelë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ditën e djeshme është përplasur me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti kritikoi politikën fiskale, të cilën e quajti të paqëndrueshme. Sipas Braçes, sektori i Bujqësisë dhe i Blegtorisë është një sektor shumë i vështirë sa i përket punës dhe ka nevojë për politika të mbështetjes.

“Kemi 8 vite qeverisje, më bën përshtypje që të gjitha politikat që lidhen drejtpërdrejt me bujqësinë janë të paqëndrueshme dhe ky është një problem shumë i madh. Një politikë fiskale e paqëndrueshme hynë një fabrikë që ka çati, krijon probleme. Jo më në një sektor ku punohet në një qiell të hapur, në kushte shumë të vështira. Te bujqësia nuk mban sepse puna është përtej çdo caku e vështirë.

Qëndrueshmëria e skemave të mbështetjes, ta di bujku që këto katër vite politika e mbështetjes së tij do të jetë përmes kësaj dhe kësaj skeme. Fjala bie në blegtori, do të jetë mbështetje për kokë bagëtish dhe për litra. Kjo trajektore e paqëndrueshme në 16 vjet nuk e ka ndihmuar fare bujkun, kur i dhamë frymëmarrje kur e bëmë 20 me 20, ia morëm frymën mbrapsht prapë”, tha deputeti. Po ashtu Braçe u ndal edhe tek kontratat e dhënies së tokës me qira, të cilat sipas tij kanë përfunduar në duart e banditëve.

Deputeti tha se duhet bërë një auditim i vlefshmërisë së këtyre kontratave në raport me detyrimet e deri tek akordimet për të ushtruar veprimtari bujqësore. Sipas Braçes, shteti duhet të marrë masat para se institucionet e tjera ligjzbatuese të marrin masat e tyre. “Janë disa kontrata të dhënies së tokës me qira që kanë përfunduar në duar të këqija, madje po vriten për ato kontrata.

Mundet që dikush të ketë investuar ca para, por bujqësi nuk po bën me to. Ka mundësi që ju të auditoni sa më parë këto kontrata dhe të prishni kontratat ku rezultojnë persona të papërshtatshëm sepse janë banditë. Mos presim që SPAK të vërë sekuestrimin e pronave të tyre. Pra të bëhet një auditim i vlefshmërisë së këtyre kontratave në raport me detyrimet që kanë pasur për të ushtruar veprimtari bujqësore deri tek akordimet me institucionet ligjzbatuese, para se institucionet e tjera ligjzbatuese të marrin masat e tyre”, tha ai.

Braçe kritika për politikat e taksimit

Nga ana tjetër deputeti u tregua kritik edhe ndaj politikës së taksimit. Duke iu drejtuar zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili më parë ishte ministër i Financave, Braçe tha se para 3 vitesh po në këtë komision e ka paralajmëruar se politikat e taksimit e dëmtojnë bujqësinë dhe blegtorinë. Sipas deputetit, qeveria nuk duhet t’u bëjë dëm këtyre sektorëve, por t’i stimulojë ata.

3 vite nga sot i kemi thënë këtu ministrit të financave mos me politikat e taksimit se po e dëmton, mos se po bën dëm, ja ku jemi tre vite më pas e provuar nga A tek ZH, sidomos në blegtori. Është momenti të mblidhemi, të ulemi që ti japim fshatit atë që takon. Në tremujorin e dytë bujqësia është i vetmi sektor që nuk pati rritje. Mendojmë ne ta ndihmojmë këtë gjë ta stimulojmë si sektorët e tjerë, po nëse nuk e stimulojmë të mos bëjmë dëm”, tha ai.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In