• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Braçe kundër paketës së re fiskale: S’do jepja kurrë votën pro! Sot dorëzova 4 propozime për ta ndryshuar

23/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Braçe kundër paketës së re fiskale: S’do jepja kurrë votën pro! Sot dorëzova 4 propozime për ta ndryshuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Braçe, një ndër zërat më kritik tashmë brenda qeverisë ka bërë me dije se sot ka depozituar disa propozime sa i përket paketës fiskale për 2022, për të cilin thekson se nuk do të votojë “pro” në parlament.

Ish.zëvendës kryeministri, thotë se nga kjo paketë e re fiskale e pëson bujqësia, prandaj ka propozuar disa ndryshime që kanë të bëjnë me TVSH-në, akcizën, tatimin mbi të ardhurat dhe taksat kombëtare.

Ai shprehet se kjo nuk sjell rritje te tatimet e taksat mbi imputet bujqësore.

“Për buxhetin 2022 “pro”! Për paketën e tatimeve e taksave, e pamundur “pro”-ja! Kurrë nuk kam votuar, nuk votoj, nuk do votoj kundër njerëzve që më kanë besuar fatin e tyre!

Kemi rënë dakord që pas kaq kohësh, do heqim përjashtimet, favoret fiskale, për sektorë të ndryshëm të ekonomisë; e kam kërkuar vetë këtë. Por në mënyrë të drejtë, të barabartë, me një rradhë të udhëhequr nga drejtësia e barazia; jo duke nisur nga bujqësia, vetëm nga bujqësia! (në katër nga katër ligjet e diskutuara, vetëm bujqësia e pëson) Ndaj depozitova sot disa propozime/amendime;

Për TVSH-në;
Rivendosjen e kompesimit 20% për bujkun/prodhimin e tij; barazimin e skemës 20/20, detyrimin e MBU për të paguar vlerën e kompesimit në faturë për bujkun;

Heqjen e favorit për të gjitha furnizimet brenda hotel/resort me 5 yje brand name; Heqjen e favorit për furnizimin me tokë për qëllime ndërtimi dhe furnizimin me ndertesë në shitjen e parë në zonat rezidenciale jashtë zonave urbane dhe në bregdet.

Për akcizën;
Heqjen e favorit për birrën e prodhuar në sasi deri në 200 mijë hektolitra dhe trajtimin e barabartë në një vlerë akcizë në rritje; Heqjen e favorit për pijet energjike dhe vendosjen në regjim akcize për to dhe për pijet me gaz me sheqer të shtuar.

Për tatimin mbi të ardhurat;
Riberjen e tabelës së tatimit progresiv mbi të ardhurat nga puna dhe llogaritjen e tij nga të ardhurat nga dyshemeja 40 mije leke, për rrogat nga 40 mije deri në 200 mije lekë; Vendosjen e një afati brenda 6 muajve të pare të vitit për të miratuar një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat për të shtrire tatimin progresiv mbi të ardhurat nga kapitali.

Për taksat kombëtare;
Heqjen e përjashtimit nga taksa për qumështin pluhur, për fabrikat e përpunimit të qumështit; Vendosjen e taksës për vajin e palmës në përdorimin e tij në prodhimet e bulmetit e jo vetëm.

Ndërkohë më duhet të konfirmoj se:
Nuk rriten tatimet e taksat mbi imputet bujqësore kur cmimet e tyre për të 8 muaj rresht janë në rritje-qendrimi im për Tvsh 10% për imputet bujqësore;
Nuk mundet që furnizimi me naftë për jahtet të jete i favorizuar me një barre fiskale më të ulet se sa cdo furnizim tjetër”, shkruan Braçe.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In