• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Braçe i përgjigjet Metës: PS nuk e negocion reformën në drejtësi! Nuk mund t’i mbyllin dosjet korruptive të 30 viteve, nga Gërdeci, te 21 janari!

25/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Braçe i përgjigjet Metës: PS nuk e negocion reformën në drejtësi! Nuk mund t’i mbyllin dosjet korruptive të 30 viteve, nga Gërdeci, te 21 janari!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zgjedhur ditën kur u vra nga mafia gjykatësi italian, Giovani Falcone dhe kohën kur u fut në politikë në fund majin e vitit ‘96-të për të komentuar reformën në drejtësi e sulmuar “armiqtë” e kësaj të fundit. Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri Braçe i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, ndërsa doli kategorikisht kundër propozimit të tij për të ngritur një Këshilli Politik që të kontrollojë reformën në drejtësi.

Madje, deputeti socialist theksoi se Partia Socialiste nuk e negocion reformën në drejtësi se do Meta dhe shpura e tij, edhe sikur kjo sipas tij, të ketë kosto për mazhorancën. “Partia Socialiste është në shënjestër të sistemit prej reformës në drejtësi! Ka qenë, është! E thashë më lart, reforma në drejtësi është akti më i lartë i kurajos në 30 vite të saj, në këto dy mandate është vepra më e rëndësishme e saj. Na pyesin për veprat shpesh e me to kanë në mendje ngrehina, sheshe, rrugë, ujësjellës, kanale, etj. Por drejtësia e barabartë për një shoqëri është kryevepër. Drejtësia në të gjitha dimensionet e saj, civile, penale, administrative, hyn tek drejtësia sociale e kjo është thelbi për PS! Si socialist besoj fort se; PS nuk e negocion drejtësinë, është si të negociosh të vërtetën; nuk negociohet e vërteta, as drejtësia! PS e ka vuajtur në lëkurë drejtësinë e varur, politike e të korruptuar, e ka paguar me mund, sakrifica e gjak”, deklaroi ai.

Mbyllja e dosjeve: Më tej, i ashpër, i drejtpërdrejtë dhe me emra konkretë, zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, kryedemokratin Lulzim Basha si personat kyç që nuk e duan këtë reformë. Dhe për të mbrojtur argumentet e tij zoti Braçe sjell në vëmendje 21 janarin dhe Gërdecin që sot e kësaj dite askush s’është dënuar për këto tragjedi, kështu që sipas tij, personazhet e përfshira në këto krime kërkojnë zhbërjen e reformës në drejtësi për t’i shpëtuar darëve të ligjit.

“Janë vrarë prej korrupsionit në pushtet e pushtetit të tmerruar nga të shtypurit e korrupsionit, 26 burra, djem, gra e vajza, fëmijë, madje fëmijë në bark të nënës në Gërdec e 4 burra, baballarë në bulevard; Asnjë nuk ndodhet në burg sot kur qeveritarë përgjegjës, administratorë, vrasës direkt duhet të ishin në burg përjetë! A ka me padrejtësi se kjo? Është e pashembullt që në 30 vite, ndër qeveritarë, politikanë të përzier në shpërdorim të detyrës, korrupsion, vjedhje e pasurim të paligjshëm, vrasje barbare të konsumuara publikisht-të djathtë e të majtë, në burg ka qenë veç kryetari i opozitës së kohës Fatos Nano. Nuk janë hetuar kurrë, nuk janë gjykuar kurrë ndershmërisht, me drejtësi e si të barabartë para ligjit! Por dominojnë politikën, përdorin statusin e tyre politik për të bindur prokurorë e gjykatës ende në sistem që t’i mbrojnë dhe mbrojnë nga reforma në drejtësi çdo prokuror e gjykatës të varur prej tyre, të korruptuar e që ju shërben”, u shpreh ai.

Meta kërkon bllokimin e reformës! Por një paralajmërim zëvendëskryeministri Erion Braçe e kishte edhe për presidentin Ilir Meta, të cilit i kujtoi se nuk ka shanse që të bllokojë reformën në drejtësi. “Presidenti i Republikës që po synon këtë, synon fundin e reformës, por edhe fundin e PS! Do të humbin edhe një herë më shumë; Kanë bllokuar, por janë mundur, e kanë provuar edhe një herë më shumë, por kanë dështuar, nuk kanë cenuar dot shtyllat bazike të reformës, nuk kanë mbrojtur dot asnjë prokuror e gjykatës nga rrethi i tyre politik apo i korrupsionit, nuk kanë mundur të rimarrin të drejtën për të emëruar drejtësinë e re”, nënvizoi Braçe.

Share217Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In