• Kontakt
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bojqen Abazi i VV “zbulon” autorët e “Open Balkans”?! Janë Grenell me Irfanin e News 24: Po krijojnë lidhje shpirtërore me serbët nën tingujt e këngës “kallashnikov”

05/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Bojqen Abazi i VV “zbulon” autorët e “Open Balkans”?! Janë Grenell me Irfanin e News 24: Po krijojnë lidhje shpirtërore me serbët nën tingujt e këngës “kallashnikov”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i VV në Shqipëri, Boiqen Abazi duket se i ka gjetur më në fund autorët e projektit Open Balkan.

Sipas Abazit, autorët e këtij projekti janë ish-i dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell dhe pronari i medias News 24 Irfan Hysenbelliu.

Megjithëse si Grennel dhe Hysenbelliu janë persona privatë dhe nuk kanë asnjë rol shtetëror apo zyrtarë që t’i lidhë me projektin “Ballkani i Hapur”, Abazi thotë se ata po krijojnë lidhje shpirtërore me Serbinë.

Abazi ngre pyetjen se për çfarë u takua ish-ambasadori me Hysenbelliu në resortin e këtij të fundit duke hedhur idenë e një konspiracioni se të dy lobojnë për tu realizuar projekti i sipërpërmendur.

Open Balkan është një projekt i mbështetur nga SHBA-të madje i shënjuar edhe në marrëveshjen e Uashngtonit mes Vuçiç dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Abdullah Hoti nën praninë e Donald Trump.

Më tej Abazi sqaron se Grenell është mbështetës i Mini Shengenit dhe ai “mbase ka ngritur dolli” me Hysenbelliun për këtë projekt.

Postimi i plotë:

Bregoviç, Grenell dhe Hysenbelliu

Gjithkush ka të drejtën të kundërshtojë ardhjen e Goran Bregoviçit në Festën e Birrës në Korçë, pasi këngët e tij janë përdorur si frymëzim nga çetnikët e Serbisë në masakrat që janë kryer ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit. Shqiptarët do duhej ta kishin këtë vetëdije dhe ndjeshmëri.

Ama duhet ngritur edhe pyetja se ç’punë kishte Irfan Hysenbelliu që e mbajti këtë javë ish ambasadorin Richard Grenell në resortin tij në Golem, e më tej e shëtiti brigjeve të jugut (shiko fotografinë më poshtë). Grenelli ka qenë e mbetet një nga mbështetësit kryesor të “Zonës së Novi Sadit”, e njohur ndryshe si Mini-Shengen/Open Balkan/Jugosllavi e Re. Grenelli ia uroi së fundmi Serbisë edhe festën fetare të “Vidovdanit”, mitin mbi të cilin Serbia përpiqet të justifikojë ekspansionin dhe hegjemoninë e saj në rajon.

Por gazetarja e TV News 24, me pronar Irfan Hysenbelliun, “çuditërisht” nuk e pyeti Grenellin gjatë intervistës për urimin e tij për Vidovdanin e Serbisë. Mbase ajo nuk e ndjeu të nevojshme, sepse mbase Hysenbelliu e kishte ngritur tashmë një dolli me Grenellin për Zonën e Novi Sadit.

Mbase Hysenbelliut, pronarit të Birrës Korça, sponsorit kryesor të Festës së Birrës në Korçë bashkë me Bashkinë e Korçës, i ka vajtur në mendje që dollinë për Vidovdanin ta ngrenë edhe në Korçë me kryetarin e Bashkisë nën tingujt e këngës “kallashnikov” të Bregoviçit.

Kështu është kjo puna e Zonës së Novi Sadit, bashkon financiarisht oligarki e pushtet të korruptuar shqiptar me kriminelë lufte të Serbisë e me ish Ambasador që i falen parasë, dhe pastaj krijon edhe lidhje shpirtërore me këngë të kënduara nëpër masakra!

Share211Tweet132
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In