• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Betejë e fortë në Kolegjin Zgjedhor për listat e PD, ankimi i PS bllokon fletën e votimit, presioni i KQZ ndryshon datën e seancës

27/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Betejë e fortë në Kolegjin Zgjedhor për listat e PD, ankimi i PS bllokon fletën e votimit, presioni i KQZ ndryshon datën e seancës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më datën 29 mars ankimin e Partisë Socialiste për vendimin e KAS që i pranoi Partisë Demokratike listën me 222 kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit, nga 153 që duhej të ishin sipas KQZ-së.

Ishte Partia Socialiste ajo e cila dorëzoi ankimimin në Kolegjin Zgjedhor, duke kërkuar që PD t’i hiqen 78 kandidatë për deputetë. Ky proces tashmë po mban peng edhe fletët e votimit, pasi duhet të pritet një vendim i Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që të përcaktohet dhe numri i kandidatëve në fletë. Pikërisht kjo emergjencë ka krijuar dhe “përplasje”.

Kolegji u mblodh dje paradite dhe vendosi fillimisht që padia e PS të shqyrtohet në datën 31 mars. Por kjo datë alarmoi kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, i cili i dërgoi një letër Kolegjit Zgjedhor. Celibashi ka shpjeguar se ka kaluar afati për përcaktimin e fletës së votimit dhe çdo vonesë e Kolegjit krijon vonesa në hartimin e më pas printimin e fletës që do të votojnë qytetarët më 25 prill.

“Pa cenuar privatësinë e Kolegjit Zgjedhor dhe duke respektuar paanësinë tuaj në vendimmarrje kërkojmë nga ana juaj përshpejtimin e shqyrtimit të ankimit kundër vendimit nr. 9, datë 23.03.2021 për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 05 datë 09.03.2021 të koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN me objekt kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksionet për arsye se çdo vonesë krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit brenda afateve të përcaktuara në ligjin nr. 10019 datë 29.11.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar”, thuhet në letrën e dërguar nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.

Gjatë diskutimeve në KQZ përfaqësuesi i PS, Eridian Salinaji, lëshoi kritika ndaj demokratëve. “Lista duhet të jetë në përputhje me numrin e mandateve. Lista është risjellë si në datën 9 mars, edhe kur u kthye u kërkua edhe mos tejkalimi i numrit të mandateve. Jemi përballë të njëjtit fakt sërish. Listat e hapura me këtë veprim, e bën thuajse të pamundur thyerjen e pragut.

Të gjitha partitë e tjera kanë sjellë numër të rregullt kandidatët, nga PS dhe të tjerët. Sherri i Lulit me aleatët dhe me kandidatët, nuk mund të përcillet në KQZ. Ata duhet t’i kishin ndarë listat, nuk mund të bëhet këtu. KQZ ti regjistrojë listat, që PD të jetë në zgjedhje, por duke zbatuar ligjin. Dy emrat e PD në listë, i 8 në Durrës ka një vendim dënimi të padeklaruar”, tha ai.

Share205Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In