• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Beteja për rikthim në detyrë nga gjykata Strasburgut, reagon SPAK ndaj të shkarkuarve nga vettingu

13/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Beteja për rikthim në detyrë nga gjykata Strasburgut, reagon SPAK ndaj të shkarkuarve nga vettingu
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve te shkarkuar nga vettingu po e vazhdojnë betejën për rikthim ne gjykatën e Strasburgut.

11 komisionerë e gjyqtarë te vettingut janë verifikuar nga prokuroria e posaçme antikorrupsion gjatë dy muajve te fundit, por me përjashtim te gjyqtarit te vettingut Luan Daci, për te tjerët SPAK vlerëson se nuk ka asnjë element te dyshimtë dhe me këtë argument është vendosur mos fillim hetimesh.

Prokurori i SPAK, Atin Dumani shprehet se nuk ka asnjë element dyshues për shpërdorim detyre nga tre komisionerët e vettingut Etelda Ciftja , Xhensila Pine dhe Brunilda Bekteshi te denoncuara nga ish gjyqtari Petrit Aliaj. Ky i fundit nuk u paraqit asnjëherë ne seancat e vettingut, por ju drejtua SPAK me argumentin se i kishin lënë vetëm tre ditë kohë për tu mbrojtur dhe se e kishin fyer.

Ish gjyqtari ne denoncim solli ne vëmendje një vendim te mëparshëm te KPK ndaj një gjyqtari te konfirmuar ne detyrë, ku gjatë kontrollit te tij u lexua një raport i Dsik. Ky raport e hidhte dyshime se gjyqtari i konfirmuar gjatë ushtrimit te detyrës si inspektor ishte paguar nga gjyqtari mitdhënës Petrit Aliaj. SPAK thekson se komisonerët nuk kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk ka asnjë element dyshues ndaj tyre.

Komisioni i pavarur i kualifikimit, argumenton SPAK, ka te drejtën eskluzive që të grumbullojë prova dhe nuk mund te marrë përsipër bazueshmërinë e këtyre vendimeve qofshin ato te ndërmjetme apo përfundimtare pasi kjo është kompetencë e KPA dhe sa me sipër nuk ka asnjë indicie qe ne vendimin ndaj Aliaj komisionerët te jenë infektuar nga ndonjë interes tjetër jashtë gjyqësor ndaj shpallet mos fillimi.

Dosja tjetër e prokurorit Edvin Kondili sqaron kallëzimin e ish prokurores Rovena Gashi qe denoncoi se gjyqtarët e vettingu Natasha Mulaj , Luan Daci, Albana shtylla Ardian Hajdari, Rezarta Schuez dhe Ina Rama. Dyshimet e Gashit për hedhjen e shortit dhe caktimin e trupës ndaj saj u konsideruan te pabazuara nga prokurori i SPAK i cili shkruan ne vendimin e mos fillimit se kreu një sërë kqyrjesh ne zyrat e KPA.

Për pretendimin tjetër te Gashit qe denoncon se KPA shpërdoroi detyrën duke mos e zëvendësuar gjyqtarin Luan Daci sapo ai u pezullua për llogari te hetimeve te hapura kundër tij, SPAK vlerëson se nuk mund te ndërhyjë ne veprimtarinë e këtij institucioni.

Mos fillim është vendosur edhe për denoncimin e Alaudin Malaj ndaj Lulzim Hamitaj, Etleda Ciftja dhe Suela Zhegu, kjo e fundit e akuzuar nga gjyqtari se nuk kishte raportuar ne formulare , dënimin e bashkëshortit. SPAK thekson se Zhegu nuk ka qenë asnjëherë e dënuar dhe se nuk ekziston asnjë indicie dyshimi ndaj saj.

Në duart e prokurorëve janë nën verifikim edhe denoncimet e ish prokurorëve Antoneta Sevdari dhe Besnik Cami, që kanë kallëzuar dy gjyqtarët e vettingut Ardian Hajdarin dhe Luan Dacin.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

16/01/2026
Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In